LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, rriten të prekurit me karcinom në tiroide

Maqedoni, rriten të prekurit me karcinom në tiroide

Dyfishohet numri i pacientëve me karcinom në tiroide në Maqedoni, ndërkaq në rritje janë edhe sëmundjet tjera me këtë gjëndër, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Nga 2000 kontrolle parandaluese, gjysma e tyre kanë rezultuar pozitiv dhe janë drejtuar në analiza të mëtutjeshme. Edhe aspekti i moshës është ulur, pra është rritur numri i të prekurve të moshave të reja.


Mjekët këshillojnë që gratë shtatzëna të kontrollojnë konsumimin e jodit gjatë shtatzanisë, që të pengohet problemi me tiroidet te foshnja.

OJQ ”Borka” apelon që sëmundjet malinje të kenë përparësi në shtet dhe të zbatohen planet kombëtare për përcjelljen e karcinomit./Telegrafi/