LAJMI I FUNDIT:

Rama: Bashkë përballë barbarisë; Yldirim: Shqipëria na gjendet pranë në ditë të vështira

Rama: Bashkë përballë barbarisë; Yldirim: Shqipëria na gjendet pranë në ditë të vështira

Në një ditë të errët për mbarë Turqinë, liderët e saj gjejnë forcën dhe dënojnë publikisht sulmin e djeshëm terrorist që i mori jetën 41 personave të pafajshëm në aeroportin Ataturk të Stambollit. Kështu bëri edhe kryeministri Yldirim në një takim me homologun shqiptar Edi Rama. Në fjalën e tij ai u shpreh se terrorizmi është i njëjtë dhe i dënueshëm nga të gjithë, ndaj vlerësoi ngushëllimet e popullit shqiptar për këtë ngjarje të rëndë.

“Fatkeqësisht vendi ynë pësoi një sulm terrorist, pati viktima dhe të plagosur. Falenderoj mikun tim shqiptar zotin Rama për të gjitha mesazhet e ngushëllimit, Shqipëria dhe populli shqiptar janë pranë nesh. Ne vërtetuam se çdo lloj terrori ISIS PKK dhe organizatat e tjera terroriste kurrë nuk mund të mbajmë qëndrime të ndryshme në lidhje me luftën që duhet të bëjmë ndaj tyre. Nuk mund të ketë organizata të mira dhe të këqija, qëllimi i gjithë organizatave është të mbjellin vdekjen”.

Më tej, kryeministri turk tha se me Ramën bisedoi gjërë e gjatë për të gjitha fushat me rëndësi të përbashkët, ndërsa ranë dakord të forcojnë marrëdhëniet mes dy vendeve, si në tregti dhe në shtimin e biznesve turke në Shqipëri.


“Ne nuk kemi vetëm marrëdhënie tregtare por edhe bashkëpunim ekonomik me vlerë 3 milionë dollarë, këtë poertencal ta shtojmë më tepër, biznesmenët turq punojnë vazhdimisht për të lidhur kontrata, për investime në Shqipëri. Do bëjmë çështë e mundur ta çojmë përpara këtë traditë të mrekullueshme”.

Po ashtu, kryeministri turk bëri të ditur se brenda 1-2 ditëve do të dalin të gjitha detajet në lidhje me sulmin terrorist të mbrëmjes së djeshme. Ai theksoi se qytetarët turk duhet të ruajnë qetësinë dhe mos të bien pre e provokimeve, ndërsa bëri të ditur se aeroportet e vendit janë të sigurta. “Hetimet intensive janë në vijim dhe besojmë se brenda 1-2 ditëve do të përmbyllim të gjitha këto hetime dhe do t’ju bëhen me dije publikut të gjitha detajet në lidhje me këto sulme. Dua të bëj me dije qytetarët tanë për sigurinë në aeroporte dhe jam i detyruar t’ju them se ato janë të sigurta. Pres nga qytetarët turq që të qëndrojnë larg nga komentet dyshuese për sigurinë në aeroporte.”, tha Yldirim.

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në konferencën e përbashkët i shprehu ngushëllime për ngjarjen e rëndë homologut të tij turk, në emër të qeverisë por edhe popullit shqiptar. Rama tha se Shqipëria dhe Turqia duhet të bëhet bashkë për të luftuar barbarizmin, ndërsa theksoi se ata që çuan në zi Turqinë në muajin e shenjtë të Ramazanit nuk do të ulen dot në sofrën e njeridashjes.

“Dua t’ju siguroj ju si një mik i çmuar se Shqipëria dhe shqiptarët kudo ku jetojnë, janë bashkë në këtë ditë hidhërimi dhe ne jemi krah për krah me qeverinë tuja, në luftën kundër murtajës së qeverisë. Me porositë e profetëve nuk ka asnjë lidhje. Në emër të popullit shqiptar u shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera familjeve dhe të afërmeve të viktimave dhe nga Ankaraja në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit ju them në unison me parimet e Profetit se; Nuk i ka frikë nga varësia e gjuhës dhe forcës e krahut. Këtë fjalë të ndritur e përdhosën dhe e gjakosën njësoj si në mbrëmjen e përgjakshme në Paris apo në masakrën e Brukselit, vrasësit mizor të kalimtarëve të pambrojtur”, tha Rama.

Ndër të tjera ai risolli në vëmendje një shprehje të mençur të Papa Franceskut. “Ndaj, nëse Papa Francesku ka të drejtë kur thotë se ka nisur një Luftë e Tretë Botërore, fitorja e të Dytës na mëson se asnjë dasi nuk e justifikon mos bashkimin e të gjithëve përballë barbarisë që synon të shpalos të gjitha dallimet që e bëjnë botën tonë një vend ku jetohet. Jam i bindur njësoj si kryeministri turk që ata që zhytën sot në një ditë të muajit shenjtë Turqinë në zi, nuk do ta pengojnë fuqinë e ëndrrave të besimtarëve apo jo besimit arë të bashkuar në sofrën e njeridashjes. Shqipëria dhe Turqia në këtë sofër janë bashkë prej kohësh. Ne kemi parë me kënaqësi të gjithë panoramën e gjerave që na lidhin dhe bashkojnë dhe po ashtu kemi konstatuar se potenconi. Falënderoj kryeministrin që pranoj edhe ftesën.”, pohoi kryeministri.

Sakaq, kryeministri me humor rikujtoi edhe njëherë shprehjen e homologut të tij se Rama ishte vizitori i tij i parë pasi ai kishte marrë detyrën. “Unë jam mysafiri i tij i parë, dhe unë i thash që mysafiri më i gjatë kam qenë edhe në vendet e tjera, por jo mysafiri i parë. Jemi miq të pandashëm të popullit turk.”, bëri të ditur Rama.

Kryeministri Rama duke iu përgjigjur interesimit të gazetarëve theksoi se është plotësisht e mundur çelja e një kapitulli të ri investimesh turke në Shqipëri. “Folëm për çka mund të bëjmë sëbashku në drejtim të projekteve kombëtare dhe rajonale që lidhen me energjinë por edhe për sjelljen e më shumë kompanive që krijojnë vende të reja pune dhe që përfitojnë nga një sistem i favorshëm fiskal. Mendoj që jemi në kushtet kur mund të hapim një faqe të re në këtë bashkëpunim”./BallkanWeb/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori