Janë të gjitha mjetet që përdorim në betejën me pluhurin, i cili kërcënon vazhdimisht shtëpinë tonë
Duke bërë punën e tyre, edhe ato bëhen pis dhe shumë shpesh aleatët tanë të pastrimit kthehen në bartës papastërtish, të cilat po nuk u pastruan kthehen sërish atje ku i morëm.
Pra, ajo që duhet bërë shpesh është pastrimi i mjeteve që përdorim gjatë pastrimit, për t’i pasur të gatshme në çdo rast. Ja si mund t’i pastroni…
Sfungjerin e enëve
Nëse keni mikrovalë, procesi që duhet të ndiqni është ky: hidhni pak ilaç enësh në sfungjer dhe lajeni mirë duke e mbajtur në ujë. Pasi ta shtrydhni vendoseni në një enë me ujë të ftohtë dhe uthull. Më pas vendosni enën ne mikrovalë për dy minuta. Kur uji të ftohet nxirrni sfungjerin, shtrydheni mirë dhe lëreni të thahet. Nëse nuk keni mikrovalë vendoseni në ujë me uthull për disa minuta dhe më pas lëreni të thahet mirë.
Makinën larëse
Bëni një larje pa rroba në 90 gradë me pak ilaç rrobash. Këtë procedurë mund ta bëni edhe me dy gota uthull dhe pak sodë gatimi, ndërsa pjesët e llastikave anësore mund t’i pastroni me një copë të lagur me uthull. Pas çdo larjeje është mirë ta lini derën e makinës larëses gjysmë të hapur në mënyrë që të ajroset dhe mos shfaqë shenja myku.
Shtupën ose leckën e dyshemesë
Shtupën ashtu si edhe copat e tjera që përdorni për pastrimin e pluhurave mund t’i lani në mainën larëse në temperaturë të lartë pa përdorimin e zbutësit. Ose vendoseni në ujë me uthull për disa minuta dhe pasi ta shpëlani lëreni në ballkon të thahet mirë.
Fshesën
Si fillim shkundeni fshesën mirë diku jashtë shtëpisë në mënyrë që të largohet i gjithë pluhuri. Nëse keni fshesë me rrymë përdoreni për të larguar çdo pluhur apo qime në brendësi të fshesës. Pas çdo përdorimi vendoseni në ujë me ilaç enësh dhe shpëlaheni mirë. Para se të lani fshesën me një copë tjetër pastroni bishtin.
Kovën dhe lopatën e mbeturinave
Përgatisni një masë me sodë gatimi, vendoseni në brendësi të kovës dhe të lopatës dhe lëreni të veprojë për pak minuta. Kjo mënyrë largon çdo lloj ere dhe papastërtie. Në çdo rast sigurohuni që ato janë tharë mirë para se t’i vendosni në vendin e tyre.
Furçën e tualetit
Një herë në javë hidhni uthull dhe sodë në tualet dhe vendosni për disa minuta furçën. Më pas shpëlajeni duke shkarkuar ujin, këshillon. Nëse përdorni produkte dezinfektuese për të larë furçën shpëlani më shumë se një herë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKatër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për të gjetur dashurinë këtë vit
Plutoni hyn sot në Ujor dhe do të qëndrojë deri në vitin 2043, çfarë nënkupton kjo dhe tek cilat shenja do të ndikojë?
Tri truke për të zbardhur produktet PVC të zverdhura në shtëpi
Shikon në ëndërr sikur pret flokët? Zbulo kuptimin që ka edhe lidhjen me realitetin
Pse nuk mund të buzëqeshim në foton e pasaportës?
Parandaloni lagështinë në dritare me një truk pesë-minutësh
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje