LAJMI I FUNDIT:

Vjedhin stoli ari dhe para, arrestohen dy persona

Vjedhin stoli ari dhe para, arrestohen dy persona

Policia e Kosovës njoftoi se ka arrestuar dy persona, të cilët kishin depërtuar me forcë në një shtëpi në fshatin Zhur të Prizrenit dhe nga aty kishin vjedhur stoli të arta në vlerë rreth 6900 euro dhe para kesh rreth 1120 euro.

Sipas Policisë, arrestimi i tyre është bërë pas një pune tre javësh të grupit hetimor të Stacionit të Policisë në Prizren.


Të dyshuarit janë intervistuar nga hetuesit në prani të avokatit mbrojtës dhe në njërin rast edhe të një prindi, pasi ishte i mitur.

“Gjatë intervistës është bërë e ditur mënyra se si është kryer vjedhja dhe kush i ka përvetësuar gjësendet e vjedhura. Lidhur me rastin është informuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që i dyshuari me mbiemër Elezkurtaj të ndalët nën masën e arrestit policor”, thuhet në një komunikatë të Policisë së Kosovës.

Ndryshe, këta dy të dyshuar janë të njohur edhe për raste tjera.

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori