LAJMI I FUNDIT:

Erdogan: Turqia do të luftoj deri në fund kundër terrorizmit

Erdogan: Turqia do të luftoj deri në fund kundër terrorizmit

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, ka dënuar ashpër sulmin në aeroportin Ataturk në Stamboll, duke deklaruar se qëllimi i sulmuesve ka qenë “të varros Turqinë duke vrarë të pafajshëm”.

“Shihet qartë se qëllimi i këtij sulmi nuk ka qenë arritja e ndonjë rezultati, por krijimi i materialeve propaganduese kundër vendit tonë dhe vrasja e njerëzve të pafajshëm”, ka shtuar Erdogan, transmeton Telegrafi.

Erdogan ka thënë se pret nga bota që të marrë “qëndrim të fortë” kundër grupeve terroriste, dhe ka bërë thirrje për një luftë të përbashkët kundër terrorizmit.


Sipas AP sulmi është kryer gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, dhe se Erdogan ka deklaruar se kjo tregon qartë se “terrorizmi sulmon pavarësisht fesë dhe vlerave”.

Erdogan është i bindur se Turqia nuk do të heq dorë nga lufta kundër terrorizmit dhe se vendi i tij ka “fuqinë, vendosmërinë dhe kapacitete që kësaj lufte ti shkojë deri në fund”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kina kundërpërgjigjet me tarifa ndaj mallrave amerikane

Kina kundërpërgjigjet me tarifa ndaj mallrave amerikane

Botë
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Amerika
Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Amerika
Trupat e Koresë së Veriut nuk janë duke luftuar më në Kursk, përkrah trupave ruse – thotë Seuli

Trupat e Koresë së Veriut nuk janë duke luftuar më në Kursk, përkrah trupave ruse – thotë Seuli

Botë
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Amerika
Qindra turistë dhe vendas ikin nga ishulli grek i Santorinit pas paralajmërimeve për tërmet të fuqishëm

Qindra turistë dhe vendas ikin nga ishulli grek i Santorinit pas paralajmërimeve për tërmet të fuqishëm

Greqia
Kalo në kategori