LAJMI I FUNDIT:

Mjerimi i kryeqytetit (VIDEO)

Mjerimi i kryeqytetit (VIDEO)

Familja Hyseni nga Bardhoshi i Prishtinës ka më shumë se një muaj që jeton në një tendë. Dhimbjen e kësaj familjeje të varfër e shton edhe më shumë sëmundja e zonjës së shtëpisë

Afërsia me kryeqytetin nuk ka ndonjë rëndësi në jetën e familjes Hyseni nga fshati Bardhosh. Ata jetojnë në qiell të hapur dhe pa u përkrahur nga asnjë institucion.


Familja katëranëtarëshe është lodhur nga varfëria dhe dhimbjen e tyre e shton edhe më shumë sëmundja e zonjës së shtëpisë.

Gjithë familja jeton nën një tendë, që ua bën të vështira ditët, si kur përcëllon i nxehti, ashtu edhe kur ka të reshura shiu.

Selman Hyseni, 40-vjeç, rrëfen për “Zërin”, situatën nëpër të cilën ka kaluar gjithë këto vite duke shpresuar në ardhmëri.

Ai thotë se kishin jetuar për nëntë vite në kontejner në lagjen “Fusha e Pajtimit” në Prishtinë. Por, më vonë ai kishte larguar familjen nga aty. Largimi nuk ishte i zakonshëm, pasi nga vuajtja e gjithë familja kishte marrë një rrugë sa të rrezikshme, po aq të frikshme, e që ishte rruga ilegale për në Gjermani.

Arritja atje nuk ua kishte siguruar një jetë më të mirë dhe në pamundësi të të bërit një zgjidhje e gjithë familja detyrohet që të kthehet sërish në Prishtinë. /Zëri/