LAJMI I FUNDIT:

MPJ: Deri më tani nga shpërthimi në Stamboll nuk është prekur asnjë qytetar i Kosovës

MPJ: Deri më tani nga shpërthimi në Stamboll nuk është prekur asnjë qytetar i Kosovës

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, e ka marrë me shqetësim lajmin për shpërthimin tragjik në Aeroportin Ndërkombëtar të Stambollit, ku si pasojë kanë mbetur dhjetëra qytetarë të vdekur dhe të plagosur.

“MPJ shpreh solidaritetin me Turqinë dhe popullin turk në këto momente të vështira dhe se do të qëndroj përkrah institucioneve për çfarëdo nevoje.
Që nga momenti i shpërthimit, MPJ ka qenë në komunikim të vazhdueshëm me Ambasadën e Kosovës në Ankara dhe Konsullatën në Stamboll për t’u informuar në detaje nëse ka të përfshirë shtetas të Kosovës”, thuhet në njoftimin për media.

Deri në këto momente, asnjë qytetar i Kosovës nuk është prekur nga sulmet por organet e sigurisë ende po vazhdojnë të angazhohen për të siguruar zonën ku ka ndodhur shpërthimi dhe për ti identifikuar viktimet.


Për të gjithë shtetasit e Kosovës që ndodhen në Turqi, apo familjarët e tyre, MPJ ka vënë në dispozicion një numër telefoni të Konsullit të Përgjithshëm në Stamboll, për të adresuar çfarëdo pyetje dhe nevoje.

Numri i telefonit është: +905309548870.
MPJ dhe shërbimi i saj diplomatik janë në shërbim të të gjithë qytetarëve të Kosovës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori