LAJMI I FUNDIT:

Edi Rama i shpëton shpërthimit në Stamboll

Edi Rama i shpëton shpërthimit në Stamboll

Kryeministri Edi Rama ishte nisur drejt aeroportit “Ataturk” të Stambollit kur dy kamikazë kanë hedhur veten në erë.

Newsbomb.al mëson se avioni ku ndodhet kryeministri Rama është ende në ajër, por nuk konfirmohet nëse avioni do të ulet në aeroportin “Ataturk” apo do të zgjidhet një tjetër për shkak të situatës së rëndë në Stamboll.

Rama është nisur drejt Turqisë për një vizitë zyrtare ku do të takohet me zyrtarët e lartë atje.


Deri më tani raportohet se si pasojë e shpërthimit me bombë të dy personave, kanë gjetur vdekjen 10 vetë, ndërsa kanë mbetur të plagosur më shumë se 40 të tjerë.