LAJMI I FUNDIT:

Mbyllet Kulla Eifel në Paris

Mbyllet Kulla Eifel në Paris

Për shkak të protestave në mbarë Francën kundër projektligjit të punës sot është mbyllur Kulla Eiffel, ndërsa kompania e cila menaxhon objektin më të famshëm të Parisit, njoftoi se nuk ka punonjës të mjaftueshëm për hapjen e saj.

Kompania njoftoi se një numër i caktuar i të punësuarve marrin pjesë në grevë dhe nuk disponon kapacitete të mjaftueshme të punëtorëve për sigurinë.


Punonjësit nga shumë sektorë paralajmëruan për sot grevë të përgjithshme në Paris për shkak të ndryshimit të ligjit të punës në Francë. Protestat janë bërë gjithnjë e më të ashpra, shkruan AA.

Në rrugët e Parisit, protestat që filluan para marsit, vazhduan pothuajse në të gjitha qytetet e mëdha, ndërsa jo rrallëherë përfunduan edhe në dhunë.