LAJMI I FUNDIT:

Gecaj- Ahmetit: Ec Shpend, bashkangjitju Sveçlës

Gecaj- Ahmetit: Ec Shpend, bashkangjitju Sveçlës

Zëvendës ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj ka kërkuar dorëheqjen e Kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti pas tragjedisë që ndodhi ditë më parë në Kolovicë ku humbën jetën dy fëmijë.

Gecaj përmes një postimi në Facebook ka theksuar , kjo çështje nuk duhet dhe nuk mund të përmbyllet vetëm me kaq, pra me dorëheqjen e një personi, aq më shumë kur disa mundohen ta përmbyllin këtë tragjedi dhe ta qojnë në harresë me ambalazhe moraliste të dorëheqjes. Prandaj, dorëheqje duhet të jap Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, jo vetëm pse tragjedia e humbjes së jetës së fëmijëve është e madhe, por pse mos reagimi i pushtetit komunal është në kohë shumë i gjatë, institucionalisht i pajustifikueshëm dhe moralisht neveritës.

Postimi i plotë:


SHPEND AHMETI TË JAP DORËHEQJE
I dhashë vetes të drejtë të shkruaj për këtë temë shumë të ndjeshme, pasi kaluan ditët e të pamës në shtëpinë e cila humbi tragjikisht dy fëmijë dhe pasi konsideroj se kaloj aq kohë sa të mendojmë për këtë çështje esull e pa tepri emocionesh. Humbja tragjike e jetës së dy fëmijëve, pos tjerash, është edhe rezultat i drejtpërdrejt i mos reagimit në kohë dhe mos reagimit të drejtë të institucioneve komunale të Prishtinës. Dorëheqja e Gjelal Sveçlës është pranim i kësaj përgjegjësie, prandaj si e tillë kjo më jep të drejtë të konstatoj se ajo nuk është e mjaftueshme as moralisht, as institucionalisht. Nuk është, sepse fajësia për mos reagim adekuat dhe në kohë është e gjerë dhe shumë përfshirëse, sepse tragjedia është shumë e madhe dhe absurde. Si e tillë, kjo çështje nuk duhet dhe nuk mund të përmbyllet vetëm me kaq, pra me dorëheqjen e një personi, aq më shumë kur disa mundohen ta përmbyllin këtë tragjedi dhe ta qojnë në harresë me ambalazhe moraliste të dorëheqjes. Prandaj, dorëheqje duhet të jap Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, jo vetëm pse tragjedia e humbjes së jetës së fëmijëve është e madhe, por pse mos reagimi i pushtetit komunal është në kohë shumë i gjatë, institucionalisht i pajustifikueshëm dhe moralisht neveritës.
Kam edhe një sugjerim. Shoqëria civile në të tilla raste, do te duhej të reagoj mbi parime të njëjta dhe për qëllime të njëjta. Nëse kanë kërkuar dorëheqjen/ shkarkimin e Ramadan Mujës, duhet po të njëjtën ta kërkojnë edhe për Shpend Ahmetin.
Edhe diçka. Pas tragjedisë, përfaqësuesi i asaj lagje, Agim Azemi, raportohet t’i ketë thënë Shpend Ahmetit “…me qindra here ju kam thirre për këtë grope…”, ndërsa banori tjetër i po kësaj lagjeje, Avdyl Hyseni, kishte deklaruar se “banorët e kanë denoncuar disa herë [gropën] në komunë, por nga komuna na kanë thënë që jeni të Isa Mustafës, dhe nuk kanë reaguar”. Kjo është edhe një arsye më shumë për të thënë – EC SHPEND, BASHKANGJITJU SVEÇLËS.

Në trend Lajme

Më shumë
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe

Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarinë në Prizren - kërkohet paraburgim për të arrestuarin

Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarinë në Prizren - kërkohet paraburgim për të arrestuarin

Drejtësi
Kalo në kategori