LAJMI I FUNDIT:

Gjesti heroik i pasagjerit: Nxjerr me dhunë nga autobusi burrat që kishin sulmuar shoferin (Video)

Gjesti heroik i pasagjerit: Nxjerr me dhunë nga autobusi burrat që kishin sulmuar shoferin (Video)

Një gjest heroik i një burri që po udhëtonte me autobus është kapur nga kamerat, ku shfaqet momenti kur largon me dhunë nga autobusi dy burra, të cilët kishin sulmuar barbarisht shoferin duke e mbuluar me gjak.

Raportohet se shoferi i autobusit ishte goditur vazhdimisht në fytyrë nga dy burra, të cilët nuk kishin paguar biletat dhe që vazhdimisht shkaktonin probleme gjatë udhëtimit, transmeton Telegrafi.


E gjithë kjo ngjarje e tmerrshme është filmuar nga kamera e telefonit të një pasagjeri tjetër, ku shihet një burrë që kishte rastisur të jetë në të njëjtin autobus me sulmuesit, i hedhur dhunë nga autobusi këta dy burra problematik.

Sipas policisë së Mançesterit, videoja e pasagjerit i ka ndihmuar autoriteteve të kapin dy sulmuesit, të cilët rrahën brutalisht shoferin e pafajshëm të autobusit. /Telegrafi/