LAJMI I FUNDIT:

Pas BREXIT anglishtja nuk do të jetë gjuhë zyrtare e BE-së

Pas BREXIT anglishtja nuk do të jetë gjuhë zyrtare e BE-së

Danuta Hübner eurodeputete e lartë në Parlamentin Evropian, paralajmëroi të hënën se gjuha angleze nuk do të jetë një nga gjuhët zyrtare në Bashkimin Evropian, pasi Britania ta braktis atë.

Anglishtja është një nga 24 gjuhët zyrtare të BE-së për shkak të Mbretërisë së Bashkuar që e identifikikon atë si gjuhë të saj zyrtare ka thënë Hübner.


Megjithatë krahas kësaj, ajo shtoi gjithashtu se sa më shpejt që Britania kompleton procesin për të lënë BE-në, anglishtja mund të humbas statusin e saj, njofton Klan Kosova.

‘’Ne kemi një rregullore… ku çdo vend i BE-së, ka të drejtë të shpallin një gjuhë zyrtare’’ ka thënë Hübner.

‘’Irlandezët kanë shpallur gjuhën galishten, ndërsa Malta ka shpallur gjuhën maltese, prandaj ju keni njoftuar vetëm gjuhën angleze të Mbretërisë së Bashkuar’’, shtoi eurodeputetja Hübner, njofton Klan Kosova.

Danuta Hübner tha se nëse Bashkimi Evropian nuk ka Britaninë e Madhe atëherë nuk do ta ketë as anglishten.

Rregullorja që mban të renditur gjuhët zyrtare të BE-së do të duhet të ndryshohet në mënyrë unanime nga vendet e tjera, nëse ata duan të mbajnë gjuhën angleze si gjuhë zyrtare, tha Hübner.

Megjithatë, një burim i BE-së shpjegoi se rregullat që qeverisin,  gjuhë zyrtare janë vetë subjekt i më shumë se një përkthimi.

Rregullorja vitit 1958 në lidhje me gjuhët zyrtare të BE-së, e cila fillimisht është shkruar në frëngjisht, nuk thotë në mënyrë të qartë nëse një vend anëtar – Irlanda apo Malta për shembull – mund të ketë më shumë se një gjuhë zyrtare, bënë të ditur burime të BE-së.

Interpretimet e formulimit francez tentojnë të arrijnë në përfundimin se kjo mund të jetë e mundur, ndërsa versioni në gjuhën angleze duket për të sunduar këtë.

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Deputetja britanike Alicia Kearns shpërndan videon e intervistës së Vuçiqit që thotë se Tajvani është Kinë

Deputetja britanike Alicia Kearns shpërndan videon e intervistës së Vuçiqit që thotë se Tajvani është Kinë

Serbia
Katër fëmijë të moshës 13-vjeçe bien nga kulmi i palestrës në Gjermani – lëndohen rëndë

Katër fëmijë të moshës 13-vjeçe bien nga kulmi i palestrës në Gjermani – lëndohen rëndë

Evropa
Zelensky: Ukrainasit gjunjëzohen vetëm në lutje dhe kurrë para pushtuesve

Zelensky: Ukrainasit gjunjëzohen vetëm në lutje dhe kurrë para pushtuesve

Evropa
Para luftës kishte 3 mijë banorë, sot fshati ukrainas është shndërruar në gërmadha – pamjet nga ajri e dëshmojnë këtë

Para luftës kishte 3 mijë banorë, sot fshati ukrainas është shndërruar në gërmadha – pamjet nga ajri e dëshmojnë këtë

Evropa
Zelensky thotë se ushtria ukrainase rrëzoi një aeroplan luftarak rus Su-25

Zelensky thotë se ushtria ukrainase rrëzoi një aeroplan luftarak rus Su-25

Evropa
Kalo në kategori