LAJMI I FUNDIT:

OJQ-të kërkojnë rishikim të planit menaxhues të parkut kombëtar Galiçica

OJQ-të kërkojnë rishikim të planit menaxhues të parkut kombëtar Galiçica

Aktivistët e nismës qytetare ”Ohri SOS” thonë se duhet të rishikohet plani menaxhues për parkun kombëtar të Galiçicës, në drejtim të zhvillimit në të ardhmen të rajonit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas kësaj nisme, Ohrit i duhet turizëm gjatë tërë vitit dhe shkatërrimi i natyrës do të thotë vdekje për turizmin në qytet me status të dyfishtë të UNESCO-s, për trashëgimi natyrore dhe kulturore.

Shoqatat ekologjike shprsojnë se do të gjendet një mënyrë për t’u përpunuar një projekt për ”Smart Ohër”, për transport ekologjik nga Ohri në Shën Naum, si parakusht për zbatimin e këtij projekti. Me ”Smart Ohër” parashihet përdorimi i autobusëve elektrik ose solar, automjete tjera, anije solare dhe bicikleta solare./Telegrafi/