LAJMI I FUNDIT:

Ministri Hoti po qëndron në vizitë zyrtare në Vjenë

Ministri Hoti po qëndron në vizitë zyrtare në Vjenë

Ministri i Financave Avdullah Hoti po qëndron për vizitë zyrtare në Austri, ku do të pritet në takim nga homologu i tij , austriak Hans Jörg Schelling, me të cilin do të diskutojë për bashkëpunimin bilateral financiar mes dy shteteve.

Gjatë kësaj vizite ministri Avdullah Hoti pritet të takohet edhe me Unionin e Bizneseve në Austri dhe Përfaqësuesit e Shoqatave në Austri, me të cilët do të diskutoj për mundësinë për investime në Kosovë, si dhe para tyre do të prezantoj instrumentin të ri financiar Bono për Diasporën.

Ministri Avdullah Hoti, gjithashtu do të marrë pjesë edhe në Konferencën e Bankës Botërore “Dialogu Politik i Ballkanit Perëndimorë për Investime, Punë dhe Integrim”, që do të mbahet më 29 qershor në Vjenë. /Telegrafi/