LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti: Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbahen me pjesëmarrjen e të gjithëve

Ahmeti: Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbahen me pjesëmarrjen e të gjithëve

Dy datat paraprake për zgjedhje parlamentare të dakorduara bashkërisht, 24 prilli dhe 5 qershori u anuluan në moment të fundit dhe qytetarët me të drejtë shprehën skepticizëm për mbajtjen e zgjedhjeve, tha mbrëmë kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, në iftarin e shtruar nga dega e BDI-së në Çair.

Zgjedhjet, shtoi ai, duhet të mbahen me pjesëmarrjen e të gjithëve, me përkushtim publik dhe me mbështetje pa rezervë ndaj institucioneve, të cilat duhet t’i krijojnë kushtet për zgjedhje.

“Zgjedhjet e parakohshme parlamentare duhet të mbahen me pjesëmarrjen dhe përkrahjen e të gjithëve që nënkupton, në veçanti, përkushtimin publik të LSDM-së opozitare që do të marrë pjesë në këtë proces dhe që nuk do të kërkojë edhe një shtyerje të zgjedhjeve”, është shprehur Ahmeti.


Ahmeti me këtë rast shfaq pritje që të gjitha partitë të punojnë me seriozitet dhe sinqeritet në përmbushjen e kushteve.

“Përcaktimi i datës së zgjedhjeve pa i siguruar kushtet sa do irracionale qofshin, na rikthen në rethin vicioz të dilemave rreth mbajtjes së zgjedhjeve”, tha Ahmeti./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova jep tri sqarime për mbylljen e strukturave paralele

Kosova jep tri sqarime për mbylljen e strukturave paralele

Lajme
Mbyllja e institucioneve paralele serbe, reagojnë Italia dhe Franca

Mbyllja e institucioneve paralele serbe, reagojnë Italia dhe Franca

Lajme
Edhe Britania reagon për strukturat paralele: Të jenë në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës

Edhe Britania reagon për strukturat paralele: Të jenë në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës

Lajme
Rohde: Pajtohemi të mos ketë struktura paralele, por rruga të jetë gjithëpërfshirëse

Rohde: Pajtohemi të mos ketë struktura paralele, por rruga të jetë gjithëpërfshirëse

Lajme
Pas ngritjes së aktakuzës, vëllai i Liridona Ademajt: Presim dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit

Pas ngritjes së aktakuzës, vëllai i Liridona Ademajt: Presim dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit

Drejtësi
Projekti 1.4 miliardë euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit

Projekti 1.4 miliardë euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit

Lajme
Kalo në kategori