LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, sa jeni të informuar për prodhimet e dëmshme?

Maqedoni, sa jeni të informuar për prodhimet e dëmshme?
Young blond woman picking an olive oil bottle from the shelves of a supermarket and reading the label

Konsumatorët nuk janë të informuar për të drejtat e tyre dhe më së shpeshti arrijnë te informacionet vëtëm kur përballen me problem konkret, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Qytetarët më së shpeshti ankohen për lojrat, kimikatet e dëmshme për shëndetin që i përbëjnë këto lojra, prodhimet e kozmetikës dhe tekstilit.

Qytetarët që blejnë një prodhim jocilësor, me mangësi të caktuar, atëherë kanë të drejtë që brenda 30 ditësh të kërkojnë përmirësimin, nëse është në afatin e garancionit, ose të ndërrohet me një tjetër prodhim të përshtatshëm. E nëse bëhet fjalë për prodhim të dëmshëm, atëherë ai prodhim duhet që të kthehet në vendin e blerjes dhe të kthehen paratë.


Por, që një prodhim të shpallet i dëmshëm, duhet të vërtetohet nga ana e Inspektoriatit Shtetëror të Tregut ose nga Ispektoriati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor.

Për këtë arsye, Ministria e Ekonomisë në bashkëpunim me Organizatën e Konsumatorëve të Maqedonisë, që nga viti 2005, kanë filluar fushatën për informimin e duhur të konsumatorëve. Për këtë qëllim, janë organizuar dhe do të organizohen punëtori të ndryshme për këtë qëllim./Telegrafi/