LAJMI I FUNDIT:

Baily: “Jugohromi” çështje e ndërlikuar të zgjidhet me konsultimin e qytetarëve

Baily: “Jugohromi” çështje e ndërlikuar të zgjidhet me konsultimin e qytetarëve

Ka përfunduar afati i paraparaë për fillimin e vendosjes së filtrave nga ana e “Jugokrom”, por edhe pse drejtuesit e fabrikës kanë thanë se do ti fillojnë punimet deri më 25 qershor, sot nuk kishte asnjë lëvizje në këtë drejtim, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ministri i mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor, Bashkim Ameti, nuk ka dashur të komentojë zvarritjen e punimeve për vendosjen e filtrave. Ai përkujtoi vetëm se kombinati metalurgjik ka afat deri më 31 tetor për të përmbushur këtë obligim.

“Në mua mos llogarisni avokat të “Jugokrom”, por jam përfaqësues i qeverisë dhe përfaqësues i popullit. Gjithsesi, ne jemi të interesuar, e kam thënë edhe më herët, qëndrimi ynë është publik, se jemi për “Jugokrom” dhe gjithsecilin që duhet të vendos filtra dhe të plotësohen standardet për të vazhduar me punë. Ju e dini se ka një vendim aktual deri më 31 tetor, por nëse janë vendosur apo jo dhe çka punohet për momentin do drejtoheni në “Jugokrom”,- ka deklaruar, Ameti.


Ambasadori amerikan, Jess Baily, kërkoi që në zgjidhjen e këtij problemi të përfshihen edhe qytetarët.

“Kjo është mënyra më e mirë se si duhet ta zgjidhni këtë problem, pra me angazhimin e qytetarëve dhe të qeverisë. Është çështje e ndërlikuar, që ka të bëjë me punëtorët, me shëndetin e njerëzve, por gjithsesi duhet të ndërmerren veprime”,- ka thënë, Baily.

Afati përfundimtar për vendosjen e filtrave është 31 tetori, por që ai të përmbushet punimet duhej të kishin filluar deri tani./Telegrafi

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Lajme
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Lajme
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Lajme
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Lajme
Kalo në kategori