Kosova mund të përballet me problemet në zbatim të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, pas votimit në referendum për daljen e Britanisë së Madhe nga BE-ja, nëse ky proces ngadalësohet, thonë ekspertët e ekonomisë. Sipas tyre, rajoni i Ballkanit Perëndimor do të mund të neglizhohet në një periudhë të ardhshme, kur Evropa do të përqendrohet në bisedimet për daljen e Britanisë.
Autoritetet në Prishtinë kanë thënë se me votimin britanik për dalje nga BE-ja, Kosova po e humb një shtet aleat brenda këtij unioni, donacionet e të cilit kanë qenë të mëdha në Kosovë.
Por, ministri i Financave, Avdullah Hoti, vlerëson se largimi i Britanisë se Madhe nga BE-ja, nuk mund të ketë ndikim në ekonominë e vendit, njëherësh as në zbatimin e MSA-së, pasi sipas tij, shkëmbimet tregtare të Kosovës me këtë shtet janë shumë të vogla.
“Shkëmbimet tregtare më Britaninë nuk i kemi në nivele të larta që të ndikohemi nga kjo. Vendimi i Britanisë për dalje nga BE-ja është marrë tashmë, dhe të shohim se si do shfaqet marrëdhënie e re e Britanisë me BE-në”, ka thënë Hoti.
Edhe Gazmend Qorraj, ligjërues i lëndës ‘Ekonomia e Kosovës dhe Bashkimi Evropian’, për Radion Evropa e Lirë thotë se largimi i Britanisë së Madhe nga ky union nuk mund të ketë ndonjë ndikim të shpejtë në zbatimin në Marrëveshjen për Stabilizim Asociim.
“Sa i përket implikimit direkt, konsiderojse nuk do të ketë (ndikim), sepse Kosova i ka detyrat e veta, e ka kornizën përmes së cilës duhet të zbatojë MSA-në. Ndërsa të gjithë akterët e Bashkimit Evropian do të jenë të orientuar nga ristrukturimi i ri, lidhur me atë se çka do të ndodh tutje dhe cilët hapa do t’i ndërmarrë Britania drejt lëvizjes jashtë Bashkimit Evropian”, ka thënë Qorraj.
Në anën tjetër, Safet Gërxhaliu, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, konsideron se ndikimet politike që Kosova do të pësojë nga largimi i Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian, pas një periudhe do të reflektohen edhe në aspektin ekonomik.
Për të gjitha këto, Gërxhaliu thotë se duhet pritur vendimin e Bashkimit Evropian, për dinamikën kohore të shkëputjes së Britanisë së Madhe.
“Dhe nëse do të ketë dy vjet, atëherë Kosova nuk do të jetë e reflektuar në mënyrë të drejtpërdrejtë, por, sidoqoftë, është një momentum mjaft sfidues. Por, dua të besoj se komuniteti i biznesit vendor dhe sektori privat do ta përballojnë dhe do të gjejnë tregje alternative për të depërtuar në tregjet evropiane”, tha Gerxhaliu.
Në anën tjetër, sa i përket tregtisë së jashtme të Kosovës, Britania e Madhe nuk figuron si partner kryesor për eksport dhe import.
Sipas të dhënave zyrtare, vlera e eksportit, gjatë vitit 2015, nga Britania e Madhe në Kosovë ka qenë 810 mijë euro, kurse importet e produkteve nga ky shtet në tregun kosovar kanë arritur në mbi 16 milionë euro. /Rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSpitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
DFC, Fondi shtetëror amerikan për zhvillim, investon në Gjirafa
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Rreziku potencial nga imitimet, Perutnina Ptuj njofton për shenjat identifikuese të mishit të freskët të pulës
Harroni stresin – Ky vend do të bëhet arratisja juaj e preferuar!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë