LAJMI I FUNDIT:

Eurosig vazhdon traditën, shpërndan pako ushqimore për Ramazan (Foto)

Eurosig vazhdon traditën, shpërndan pako ushqimore për Ramazan (Foto)

Kompania e sigurimeve Eurosing, e cila operon në tregun sigurimeve në Kosovë dhe Shqipëri, ka vazhduar traditën duke shpërndarë paku ushqimore për personat me gjendje të vështirë ekonomike, në disa qytete të Kosovës.

Zyrtarët e kompanisë së sigurimeve, Eurosig, kanë thënë se këtë iniciative e kanë marrë për t’i ndihmuar personat me gjendje të vështirë ekonomike.


“Kjo iniciativë është bëre në mënyrë që sadopak të ju ndihmojmë atyre që janë në gjendje të rendë ekonomike. Për ‘Sofrën e Iftarit’ janë të gatshme 150 pako, ku disa prej tyre janë shpërndare sot në Skenderaj, Dragash, Istog, etj”, kanë njoftuar në profilin zyrtarë të kompanisë në Facebook. /Telegrafi/