LAJMI I FUNDIT:

Kuvendi i Maqedonisë miratoi Raportin vjetor për punën e Komisionit Shtetëror për Pengimin e Korrupsionit në vitin 2015

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot në kuadër të seancës së 107-të, në mungesë të deputetëve të opozitës, miratoi rendin e ditës të seancës, ku janë propozim-ndryshimet e disa ligjeve nga disa fusha, në pjesën më të madhe në drejtim të harmonizimit me projektin “Maqedonia punëson 2”, të gjitha me procedurë të shkurtër, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Tv21 bën të ditur se deputetët e miratuan edhe Raportin vjetor për punën e Komisionit Shtetëror për Pengimin e Korrupsionit në vitin 2015, që e elaboroi kryetari Igor Tanturovski.

Paraprakisht, për nevojën e ndryshimeve në Ligjin për sigurim shëndetësor, në Ligjin për punësim dhe sigurim në rast të papunësisë, si dhe të Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor dhe për plotësimin e Ligjit për furnizime publike, folën ministrat e Shëndetësisë, Nikolla Todorov, dhe ai i Punës dhe Politikës Sociale, Dime Spasov.


Në seancë për ndryshimet e nevojshme të Ligjit për policinë dhe punë të brendshme, me procedurë të shkurtër, elaboroi ministri i Punëve të Brendshme Mitko Çavkov. Ai theksoi se ndryshimi në Ligjin për policinë është në kontekst së strategjisë së sjellur për zhvillim të Byrosë për Siguri Publike. Në Ligjin për punë të brendshme në bazë rë analizës komparative të bërë, nevojitet, tha, të intesifikohet në pjesën e autorizimit të ministrit lidhur me sistematizimin e vendeve të punës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Lajme
Disa gjyqtarë dhe zyrtarë të Gjykatës Supreme mbesin në ashensorë për rreth 40 minuta, marrin tretman mjekësorë

Disa gjyqtarë dhe zyrtarë të Gjykatës Supreme mbesin në ashensorë për rreth 40 minuta, marrin tretman mjekësorë

Lajme
Dyshohet se ofruan shërbime seksuale me pagesë, arrestohen gjashtë persona në Prishtinë

Dyshohet se ofruan shërbime seksuale me pagesë, arrestohen gjashtë persona në Prishtinë

Lajme
Clarke përshkruan viktimat që ZPS-ja ia prezantoi në fotografi, për disa thotë se kanë vdekur nga plumbi e disa janë goditur me mjete të forta

Clarke përshkruan viktimat që ZPS-ja ia prezantoi në fotografi, për disa thotë se kanë vdekur nga plumbi e disa janë goditur me mjete të forta

Drejtësi
Vdekja e gazetares ukrainase në Prishtinë, Kurti: Ajo ishte profesioniste dhe nënë e përkushtuar, që mbarte me vete forcën dhe kurajën

Vdekja e gazetares ukrainase në Prishtinë, Kurti: Ajo ishte profesioniste dhe nënë e përkushtuar, që mbarte me vete forcën dhe kurajën

Lajme
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Kalo në kategori