LAJMI I FUNDIT:

Gudjonsen: Ndeshja ndaj Anglisë për ne është historike

Gudjonsen: Ndeshja ndaj Anglisë për ne është historike

Askush nuk do ta kishte besuar që Islanda, një vend me pak më shumë se 300 mijë banorë, do të kalonte fazën e grupeve të evropianit për t’u përballur në 1/8 at me Anglinë.

Fati deshi që këtë emocion ta përjetonte një nga emrat më të mëdhenj të futbollit islandez, Eidur Gudjonsen, i cili sheh një lidhje të ngushte mes futbollit të dy vendeve.


“Për ne përballja me Anglinë është e veçantë, sepse futbolli anglez ka patur një ndikim shumë të madh tek ne. Çdo islandez në të gjitha brezat ka qenë tifoz i një skuadre angleze. Prandaj unë shoh një lidhje të ngushte me futbollin anglez. Gjëja më e rëndësishme për në është fakti që kemi kaluar grupin.”

Sulmuesi 37-vjeçar në karrierën e tij ka luajtur me skuadra të ndryshme në Premier League, ku kulmin e ka pasur me Chelsean në sezonet 2000 -2006. Ai zbulon se ka marrë edhe një mesazh nga ish-shoku i skuadrës te blutë e Londrës, Frank Lampard, transmeton SS.

“Vetëm Frank Lampard më ka dërguar një mesazh duke qeshur…për faktin se do të përballeshim në 1/8 at me Anglinë. Nuk e di në të vërtetë se çfarë ka dashur të më thotë.

Islanda është shembulli më i qartë se në futboll e pamundura nuk ekziston. Edhe një skuadër e vogël, por me shumë dëshirë për të spikatur në futbollin elitar, mund t’ia dalë mbanë.

“Gjatë dy viteve të fundit çdo ndeshje ndërkombëtare që kemi luajtur e kemi menduar si sfidën më të madhe të historisë së futbollit tonë. Dhe tani kemi arritur në këtë moment historik. Me Anglinë do të jetë sërish ndeshja më e madhe e historisë së futbollit tonë. Në futboll gjithçka është e mundur. Jemi realistë për mundësitë tona dhe për faktin se mund të jemi nënvlerësuar, por do të bëjmë të pamundurën për të qëndruar në Evropian.

Në trend Sport

Më shumë
Karim Benzema kthehet në Real Madrid

Karim Benzema kthehet në Real Madrid

La Liga
Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

La Liga
Kalo në kategori