Gjendja aktuale epidemiologjike në territorin e Komunës së Malishevës, paraqitet e qetë dhe deri më tani nuk është regjistruar asnjë rast i infektimit me Ethe Hemorragjike Krime Kongo (EHKK).
Por pavarësisht kësaj situate, gjendja do të vazhdojë të jetë e mbikëqyrur rreptësisht, duke ju përmbajtur udhëzimeve të dala nga strategjia për luftimin dhe parandalimin e EHKK, kurse faktorët e që kanë ndikuar në këtë përmirësim, janë fushatat e vazhdueshme, vetëdijesues, dezinsketimi dhe repelimi i kafshëve.
Drejtori komunal për shëndetësi dhe anëtari i shtabit komunal për luftimin dhe parandalimin e EHKK në Malishevë, Hajdin Berisha, ka konfirmuar se deri më tani nuk ka asnjë rast të infektuar. “Ky është një lajm i mirë, pasi jemi në vitin e dytë që nuk janë regjistruar raste të infektimit dhe shpresohet të përmbyllet viti i tretë radhazi pa raste të vdekjeve nga ethet hemorragjike”.
“Aktualisht gjendja epidemiologjike, në Komunën e Malishevës, paraqitet e qetë. Gjithsesi gjendja është duke u monitoruar në kontinuitet. Numri i thumbimeve ka arritur në 836 gjithsej, ku prej tyre 60 raste janë nga komunat tjera, si: Klina, Drenasi, Rahoveci, Suhareka dhe të tjera. Pra, nga Komuna jonë janë të regjistruara 776 raste të thumbimeve nga rriqrat. Përkundër rasteve të dyshimta të cilat janë udhëzuar për në Klinikën Infektive, nuk është shënuar asnjë rast i prekur nga virusi i EHKK”, ka thënë Berisha, njofton zyra për Informim e Komunës së Malishevës.
Ndërsa sa i përket faktorëve që kanë mundur të ndikojnë në krijimin e kësaj situate të qetë, drejtori Berisha, tha se “në radhë të parë faktir është vetëdijësimi i qytetarëve që është arritur përmes mbajtjes së ligjëratave, shpërndarjes së fletëpalosjeve, vendosje të posterëve në vendet publike. Faktorë tjetër që kanë ndikuar, janë aktivitetet e shumta si në dezinsektim të zonave endemike, pastaj aktiviteti i repelimit të kafshëve, ku aktualisht jemi në përfundim të ciklit të tretë si dhe masa tjera, si ngritja e nivelit të gatishmërisë në QKMF dhe të tjera”.
“Po besoj që është e nevojshme që masat të cilat jemi duke i ndërmarrë aktualisht të përforcohen edhe më tepër, duhet të intensifikohet niveli i bashkëpunimit në mes të Komunës dhe nivelit qendror, duke aluduar në Këshillin Ndërministror për Parandalimin dhe Luftimin e EHKK, bashkëpunim i cili nuk ka munguar deri më tani, si dhe mund të ketë risi apo elemente të reja që mund të implementohen pasi që të jenë futur në Planin Strategjik për Parandalimin dhe Luftimin e EHKK” u shpreh Hajdin Berisha, drejtor për shëndetësi dhe anëtar i shtabit komunal për parandalimin e EHKK.
Pavarësisht kësaj situate të qet, drejtori Berisha mendon se “edhe për një kohë nuk do të lirohemi nga kjo problematikë dhe masat duhet të vazhdojnë të zbatohet me përpikëri”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPësoi infrakt në aeroplan derisa ishte duke ardhur nga Zvicra, policia njofton për vdekjen e gruas
Qëndrim Januzi dënohet me 17 vjet burgim për vrasjen e 30-vjeçarit në Ferizaj
Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij në Klinë, arrestohet një person
A mund të pengohet Kosova për anëtarësim nga Serbia në KiE? Reagime nga ish-diplomatë e deputetë nga Evropa
Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di
“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës
Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër
Mësohet arsyeja pse Liverpooli vendosi kundër emërimit të Ruben Amorim si trajner të ri