LAJMI I FUNDIT:

Beteja e shtetit me veteranët

Beteja e shtetit me veteranët

Numri prej mbi 46 mijë veteranësh të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i ka hapur telashe Qeverisë së Kosovës për sigurimin e fondeve për pensionin e kategorive të dala nga lufta.

Gjatë kësaj jave Fondi Monetar Ndërkombëtar ka theksuar që të mos tejkalohen parametrat buxhetorë.


Zyrtarët e Fondit Monetar Ndërkombëtar në takimet që kanë zhvilluar me krerët institucionalë në vend kanë theksuar nevojën e adresimit brenda parametrave të çështjes së pagesave për veteranët.

FMN-ja konsideron se numri prej 46 mijë veteranësh është tepër i lartë dhe shkakton probleme buxhetore për Kosovën. Kështu, ky është edhe kusht i vazhdimit të programit me FMN-në.

Në këtë situatë Qeveria ndodhet para dy opsioneve: të rishikojë numrin e veteranëve ose të ulë pensionin e tyre.

Përderisa qeveritarët thonë se duhet të pritet përfundimi i procesit të verifikimit, përfaqësuesit e veteranëve dhe subjektet opozitare kërkojnë që të rishikohet procesi, shkruan “Zëri”.