LAJMI I FUNDIT:

Radhë për t’pame në Kolovicë, flasin edhe familjarët (Video)

Radhë për t’pame në Kolovicë, flasin edhe familjarët (Video)

Heshtja dhe mërzia kanë pllakosur shtëpinë e familjes Mramori nga Kolovica. Nuk dëgjohet më zëri i dy fëmijëve, Florentës e Florentit, por ata që kanë ardhur për ta ndarë dhimbjen me familjarët e tyre.

Një ditë pasi i është dhënë atyre edhe lamtumira e fundit, gjatë gjithë ditës për ngushëllime janë pritë e përcjellë familjarë, miq dhe qytetarë të shumtë.


Babai e dy fëmijëve të ndjerë, Mehmet Mramori, thotë prapa kamerës se ndjen dhimbje te madhe që nuk mund ta përshkruajë me fjalë. Ndërsa, nëna e fëmijëve, po trajtohet me medikamente mjekësore për shkak të mospërballimit të vdekjes së dy fëmijëve.

Zymer Mramori, nga familja Mramori, mezi i përmbajtur nga tragjedia, rrëfen për vdekjen e dy fëmijëve. /Tribuna Channel/