Lënda e ish-kryetarit të Gjykatës së Apelit, Sali Mekaj dhe 3 personave tjerë i është ndarë një gjyqtari të Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Seanca fillestare e gjykimit të Mekajt, Vlora Goranit dhe dy personave me inicialet M.S. e A. S. mund të zhvillohet së shpejti, ndërsa në të të akuzuarit do të deklarohen se a e ndiejnë veten fajtorë apo të pafajshëm në lidhje me veprat që u ngarkohen.
Sipas nenit 242 të Kodit të Procedurës Penale të Kosovës, kryetari i trupit gjykues e cakton shqyrtimin fillestar brenda 30 ditësh pas ngritjes së aktakuzës nëse të akuzuarit nuk janë në paraburgim, ose brenda 15 ditësh nëse të akuzuarit janë të paraburgosur.
Aktakuza në të cilën ish-kryetari i Apelit akuzohet për keqpërdorim detyre në dy raste, u ngrit nga Prokuroria Speciale e Kosovës në maj të këtij viti.
Prokuroria pretendon se Mekaj njërën nga këto dy vepra penale i kreu kur i premtoi “të pandehurës Vlora Gorani se do të angazhohet për caktimin e shqyrtimit gjyqësor në dy raste, si dhe ricilësimin juridik të veprave penale, nga veprat penale më të rënda në ato më të lehta, në mënyrë që dy të pandehur në ato raste të lirohen nga paraburgimi”.
Aktakuza e ngarkon Mekajn se pasi i kishte premtuar Goranit këto veprime, “ka kërkuar nga gjyqtarja e njërit rast në fjalë që ta caktojë shqyrtimin gjyqësor në atë lëndë, në kundërshtim me Aktvendimin e Gjykatës së Apelit të Kosovës”.
Në kohën kur u arrestua Mekaj, KALLXO.com siguroi disa shkresa të lëndës penale të tij, nga të cilat u zbulua se Vlora Gorani komunikonte me gjuhë të koduar me burrin e saj të burgosur në Dubravë në lidhje me veprimet që do të kryente ish-kryetari i Apelit.
“Maçorri ka me u pa me atë”. Kjo është porosia të cilën e pandehura Vlora Gorani e dërgonte te burri i saj Fahri D. në qelinë e burgut të Dubravës, shkroi KALLXO.com në korrik të vitit të kaluar.
Prokurorja Drita Hajdari pretendonte se Gorani e kishte emëruar kryetarin e Gjykatës së Apelit Salih Mekajn me nofkën “Maçorri”, ndërsa porosia “që ka me u pa me atë” nënkuptonte se Mekaj do takohej me gjykatësen Lumturie Muhaxheri për të biseduar rreth çështjes së burrit të Goranit, i cili ndodhej në paraburgim për shtytje në vrasje dhe tentim-vrasje.
Nga prokuroria Mekaj akuzohet edhe për “përfitim të kundërligjshëm të dobisë për vete apo personin tjetër, përkatësisht për një të afërm të tij, duke u takuar me një të dëmtuar dhe djalin e tij me qëllim që prej tyre të nxjerrë para borxh në shumë prej 200.000,00 €, duke pretenduar se i dëmtuari i ka borxh të afërmit të tij”.
Në aktakuzë sqarohet edhe pse akuzohet Vlora Gorani.
“Vlora Gorani me dashje ka shtyrë të pandehurin Salih Mekajn të kryejë veprën penale të Keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar, me qëllim që përmes tij ta shpejtojë caktimin e shqyrtimit gjyqësor dhe pastaj edhe ricilësimin juridik të veprave penale për të pandehurin M.S. dhe një tjetër të pandehur në një tjetër rast penal,” ishte thënë në komunikatë e prokurorisë me rastin e ngritjes së aktakuzës.
Gorani akuzohet edhe se mori para për t’ia dhënë Sali Mekajt.
“Sipas marrëveshjes paraprake me të pandehurin M.S. e pandehura Vlora Gorani ka marrë nga i pandehuri A.S. para në shumë prej 20.000,00€, të cilat ka pasur për t’ia dhënë të pandehurit Salih Mekajt, me qëllim që përmes tij të arrijnë lirimin nga paraburgimi për të pandehurin M.S. dhe një të pandehur në një tjetër rast penal,” thuhet në aktakuzë.
Sali Mekaj u arrestua në korrik të vitit të kaluar.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A