LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: Shenjtërimi i Nënës Terezë moment krenarie për qytetarët e Kosovës

Mustafa: Shenjtërimi i Nënës Terezë moment krenarie për qytetarët e Kosovës

Kryeministri i  Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim Ipeshkvin e Kosovës, Imzot Dodë Gjergji.

Gjatë takimit, ku ishte i pranishëm edhe zëvendëskryeministri, njëherësh ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, kryeministri Isa Mustafa, vlerësoi rolin dhe kontributin e Ipeshkvisë në progresin që po arrihet në Kosovë, njofton zyra e kryeministrit.


Kryeministri Isa Mustafa foli edhe për rëndësinë që ka për Kosovën ky vit, duke iu referuar faktit se është viti i shenjtërimit të Nënës Terezë, simbolit global të humanizmit dhe dashurisë ndërnjerëzore.

“Kosova dhe shqiptarët kanë një arsye më shumë që të ndjehen krenar në këtë vit me shumë suksese. Shenjtërimi i Nënës Terezë është një përjetim i veçantë për qytetarët e Kosovës dhe shqiptarët në përgjithësi”, tha kryeministri Mustafa.

Në këtë kontekst, kryeministri Isa Mustafa, bëri të ditur se Qeveria e Kosovës do të financojë koncertin i cili do të mbahet në Vatikan, më vigjilje të shenjtërimit të Nënës Terezë.

Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, shprehu mirënjohje të posaçme për Qeverinë e Kosovës dhe kryeministrin Isa Mustafa për shpalljen kohë më parë të vitit 2016, Vit të Nënës Terezë, dhe për mbështetjen e koncertit për nder të shenjtërimit të saj.

Ipeshkvi Gjergji, po ashtu, tha se shenjtërimi i Nënës Terezë është një ngjarje e rëndësisë së veçantë për Kosovën dhe tërë shqiptarët.

Në trend Lajme

Më shumë
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Policia ndalon një person në Prishtinë, i njëjti gjuan nga dritarja e ballkonit mbi dy kg marihuanë dhe ikë

Policia ndalon një person në Prishtinë, i njëjti gjuan nga dritarja e ballkonit mbi dy kg marihuanë dhe ikë

Kronika e Zezë
Në 11 komuna u shty afati i regjistrimit të popullsisë edhe për një javë, ASK pritet të njoftojë për planin e veprimit

Në 11 komuna u shty afati i regjistrimit të popullsisë edhe për një javë, ASK pritet të njoftojë për planin e veprimit

Lajme
Humb jetën një person në Prizren, dyshohet se kishte kontakt me rrymë

Humb jetën një person në Prizren, dyshohet se kishte kontakt me rrymë

Kronika e Zezë
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Kalo në kategori