LAJMI I FUNDIT:

Avokati: Gavriq ishte i detyruar ta sjellë eksplozivin

Avokati: Gavriq ishte i detyruar ta sjellë eksplozivin

Avokati Zhivojin Jokanoviq në gjykimin për vepra terroriste tha se Sllobodan Gavriq ishte i detyruar ta sjellë eksplozivin në Prishtinë.

“Në seancën e kaluar me fjalë spontane ka thënë kam qenë në situatë që ta pranoj atë ofertë apo të bëj vetëvrasje, ju lutem të besoni në fjalët që ai i ka thënë në seancën e kaluar. Nga gjithë kjo mbrojtja bie konkludim se veprimi i të akuzuarit edhe pse i dënueshëm ka qenë i detyruar nga nevoja e ngushtë e tij për të bërë një gjë të tillë,” tha Jokanoviq.

Avokati këtë arsyetim e dha në paraqitjen e fjalës së tij përfundimtare.


Edhe Gavriq, i akuzuari për vepra që lidhen me terrorizmin dhe kundër rendit kushtetues të vendit, përkrahu fjalën e avokatit të tij.

“Në tërësi e pranoj fjalën përfundimtare të mbrojtësve dhe nuk kam asgjë tjetër për të shtuar,” tha Gavriq.

Në seancën e sotme fjalën përfundimtare e dha edhe prokurorja speciale Drita Hajdari.

Ajo u shfaq e bindur se aktakuza është vërtetuar gjatë gjykimit.

“Nga provat me të cilat disponon kjo prokurori të administruara në shqyrtimin gjyqësor prokuroria është e bindur se i akuzuari Sllobodan Gavriq ka kryer veprën penale për të cilën është akuzuar. Deklaroj se mbetem në tërësi pranë aktakuzës dhe kërkoj nga gjykata që ta shpallë fajtor të akuzuarin Sllobodan Gavriq dhe ta dënojë sipas ligjit,” tha prokurorja Hajdari.

Pas dhënies së fjalës përfundimtare të palëve, kryetarja e trupit gjykues njoftoi që vendimi për Gavriqin do të merret më 29 qershor.

Gavriq u arrestua nga policia në Prishtinë në dhjetor të vitit 2014, pasi në makinën me të cilën udhëtonte iu gjetën mbi 12 kilogramë eksploziv.

Prokuroria Speciale ngriti aktakuzë kudër Sllobodan Gavriqit më 10 korrik 2015, shkruan Kallxo.com

Sipas aktakuzës, Sllobodan Gavriq, ka përgatitur kryerjen e veprën penale të terrorizmit ashtu që gjatë muajit dhjetor të vitit 2014 në Beograd është furnizuar me 25 pajisje eksplozive me peshë totale 12.219 gramë, të cilat përmbajnë eksploziv të fuqishëm PETN i kombinuar me fragmente metali, bulona dhe gozhda, të cilat shërbejnë për rritjen e fuqisë shkatërruese dhe shkaktimit sa më të madh të viktimave në njerëz dhe dëme materiale.

Gjithnjë sipas aktakuzës, Gavriqi këtë sasi të eksplozivit e ka transportuar nga Beogradi për në Prishtinë me veturën e ti “Renault Clio” kur rreth orës 21:00 në Lagjen “Arbëria” është ndaluar nga Policia e Kosovës me ç‘rast gjatë kontrollimit të kryer në bagazhin e veturës së tij është gjetur çanta në të cilin ishte vendosur eksplozivi.

Prokuroria pretendon se eksplozivi i Gavriqit ishte marrë në Beograd dhe kishte për qëllim kryerjen e një akti terrorist.

Në seancën e kaluar Gavriq deklaroi se nuk u kontrollua kur hyri në Kosovë me eksploziv.

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori