LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj vlerëson lart kontributin e Hungarisë në shtetndërtimin e Kosovës

Hoxhaj vlerëson lart kontributin e Hungarisë në shtetndërtimin e Kosovës

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, priti sot në takim ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markusz dhe profesorin e së drejtës ndërkombëtare nga Universiteti ELTE në Hungari, Pal Sonnevend.

“Hoxhaj me këtë rast iu ka shprehur mirënjohje përfaqësuesve të shtetit hungarez për mbështetjen që Hungaria në vazhdimësi po i ofron Republikës së Kosovës, nëpër të gjitha proceset që po kalon, duke ndihmuar shtetndërtimin e saj.

Ai dhe profesori Sonnevend shkëmbyen pikëpamjet për një numër çështjesh që kanë të bëjnë me avancimin e Kosovës në sferën multilaterale”, thuhet në njoftimin për media.


Në këtë këndvështrim, profesori Sonnevend ka mbajtur një ligjëratë në ambientet e MPJ-së për zyrtarë të institucionit dhe përfaqësues të shoqërisë civile. Temë e ligjëratës ishte “Anëtarësimi në Këshillin e Evropës, procedurat, sfidat dhe mundësitë”, e bashkë organizuar nga Akademia Diplomatike e Kosovës e MPJ-së, Departamenti për Organizata Ndërkombëtare në MPJ dhe Ambasada e Hungarisë në Kosovë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lajme
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

Lajme
Faton Abdullahu: Votimi për Kurtin më 9 shkurt do të ishte “vetëvrasje elektorale”

Faton Abdullahu: Votimi për Kurtin më 9 shkurt do të ishte “vetëvrasje elektorale”

Politikë
Kalo në kategori