LAJMI I FUNDIT:

Merren vesh detajet për modelin e ri të Nexus

Merren vesh detajet për modelin e ri të Nexus
SONY DSC

HTC thuhet se është duke i bërë dy modele të reja të telefonave për Google këtë vit dhe tani ne kemi disa detaje për në një nga modelet e linjës HTC Nexus.

HTC Nexus me sa duket është koduar me emrin Sailfish dhe i njëjti do të vijë me ekranin prej 5 inç me rezolucion Full HD prej 1920 x 1080 pikselëve.


Telefoni i ri Nexus do të mundësohet nga procesori quad core 2GHz 64-bit dhe i njëjti do të vijë me 2GB RAM dhe 32GB memorie të brendshme.

Karakteristikat tjera të telefonit do të përfshijnë edhe baterinë me 2770 mAh dhe USB C, bashkë edhe me WiFi, Bluetooth, 4G LTE dhe portin audio për kufje.

Nexus i ri do të shfaqë një kamerë të avancuar në pjesën e përparme njësoj sikurse edhe mbrapa. Në anën e pasme të pajisjes do të ketë një kamerë me 12MP për fotot dhe videot dhe në pjesën e përparme do të ketë një kamerë me 8MP për selfie.

Nexus i ri pritet të vijë me lirimin e ardhshëm të madh të sistemit operativ mobil të Google, Android N.