LAJMI I FUNDIT:

‘Çmenden’ New York Knicks, nënshkruajnë me Rosen

‘Çmenden’ New York Knicks, nënshkruajnë me Rosen

Chicago Bulls ka vendosur të privohet nga shërbimet e Derrick Rose, i cili u transferua në New York Knicks, para shërbimeve të Jimmy Butler.

New York Knicks ka transferuar edhe zyrtarisht lojtarin më të mirë të ri dhe zgjedhjen e parë të draftit të vitit 2008, Derrick Rose nga Chicago.


Chicago mori në këmbim të tij tre basketbollistë, Robin Lopez, Jerian Grant dhe spanjollin Jose Calderon.

Megjithatë, ‘Knicksat’ nuk transferuan vetëm Derrick Rose, por edhe lojtari i Atlanta Hawks, Justin Holiday, i cili është përfshirë në operacion ashtu si dhe zgjedhja e dytë e draftit e vitit  2017 që do ti përkasë ‘Bullsave’.

Lajmi për kalimin e 27-vjeçarit u zyrtarizua nga skuadra njujorkeze në ‘Twitter’ dhe ‘Facebook’ me Knick-sat që i uruan mirëseardhjen, Derrick Rose. /Telegrafi/

derrick