LAJMI I FUNDIT:

Vritet sulmuesi në Gjermani

Vritet sulmuesi në Gjermani

Personi i maskuar i cili thuhet se qëlloi pa kontroll ndaj njerëzve në një kompleks kinemaje në Gjermaninë Perëndimore, është qëlluar për vdekje nga policia, sapo njoftoi ministri i brendshëm i shtetit.

Peter Beuth, tha se policia reagoi menjëherë pas njoftimit për sulm të armatosur në kompleksin Kinopolis në Viernheim, pranë Frankfurtit, transmeton KosovaPress.


“Policia mendoi se vrasësi ishte duke mbajtur pengje dhe për këtë shkak e kanë qëlluar për vdekje,” shtoi ai.

Të paktën 20 njerëz thuhet se janë lënduar.

Shumica e personave që gjendeshin brenda për momentin janë duke u kthjellur nga efektet e gazit lotsjellës të lëshuar nga policia, në tentim për ta zënë personin armatosur. Nuk është e qartë nëse dikush ka mbetur i plagosur nga sulmuesi.

Shumë policë të armatosur rrethuan kompleksin pas fillimit të incidentit.