Të mund t’i kushtoni kohë punës, ta shijoni jetën dhe të flini aq sa të dëshironi, është një sfidë për shumicën e njerëzve. Më poshtë gjeni disa mënyra se si të mund t’i balanconi ato.
Hani ushqime energjike
Nëse dëshironi që të keni energji për të vepruar, hani ushqime që kanë nivele të larta të antioksidantëve , proteinave dhe niveleve të ulëta të sheqerit, yndyrës dhe karbohidrateve.
Peshku, sallata e gjelbër, frutat si avokado, arrat dhe lajthizat janë vetëm disa nga ushqimet që bëjnë pjesë në këtë listë.
Ata të cilët nuk konsumojnë ushqime të shëndetshme kur të kthehen në shtëpi nga puna do të ndjehen të lodhur dhe do të dëshirojnë që të flenë menjëherë.
Ushtroni për të qenë sa më aktiv
Ushtrimet mund t’iu mbajnë jo vetëm në formë por edhe të shëndetshëm. Ato e forcojnë sistemin tuaj imunitar dhe e përshpejtojnë metabolizmin. Të ushtroni kur zgjoheni nga gjumi, do t’iu ndihmonte për të qenë më energjik gjatë tërë ditës.
Mos flisni për punën në shtëpi
Mbani bisedat për punën larg shtëpisë tu aj. Përveç pjesës kur i tregoni familjes tuaj se si ishte dita juaj mos flisni për punën por kushtoni kujdes dhe dashuri familjes tuaj.
Kërkoni një punë të re
Disa pozita të punës janë mjaft të lodhshme dhe kërkojnë një përkushtim të madh. Nëse e kaloni shumicën e kohës tuaj në punë dhe ajo nuk iu shpërblehet mjaft atëherë mos u frikësoni për ta kërkuar një punë tjetër e cila do t’ua lehtësonte jetën.
Dilni me shoqëri apo të dashurin/dashurën tuaj
Caktoni një ditë të javës në të cilën do të dilni me shoqërinë apo të dashurin/dashurën tuaj. Mos dilni me kolegët tuaj dhe mos flisni për punën. Shkoni shikojeni një film apo pini kafe.
Kushtoni kohë vetes
Kushtoni kohë vetes duke u marrë me ndonjë hobi apo me gjëra të tjera të cilat iu interesojnë dhe ua largojnë vëmendjen tuaj nga puna. Përmirësojeni veten dhe kualitetin e jetës tuaj.
Fikeni telefonin e punës dhe mbyllen i emailin
Pas punës gjithnjë fikeni telefonin dhe mbylleni emailin dhe fokusohuni në jetën tuaj personale. Ngadalë shtoni aktivitete tjera në jetën tuaj të cilat nuk kanë të bëjnë me punën. Madje edhe gjatë një dite të zënë kushtoni pesëmbëdhjetë minuta në ditë vetes për të bërë një shëtitje të vogël apo për të dëgjuar muzikë./KosovaPress/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëA e dini se për çfarë shërben butoni mbi shpatull tek palltot
Pse ka pasqyra në ashensorë? Arsyeja do t'ju habisë
Po i lani xhinset gabimisht, CEO i brendit Levi’s ndau metodën e çuditshme për t’i mbajtur të pastra
Pse gjërat e këqija u ndodhin njerëzve të mirë?
A mund të jetë një lidhje paralele e kënaqshme për partnerin që tradhton?
Shenjat e horoskopit që nuk ndikohen nga vlerësimet negative
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët