LAJMI I FUNDIT:

Shoqëria civile letër Qeverisë për mandatin e kryetarit Ramadan Muja

Shoqëria civile letër Qeverisë për mandatin e kryetarit Ramadan Muja

Shoqëria civile i ka dërguar një letër Qeverisë së Kosovës, lidhur me mandatin e kryetarit të komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, duke thënë se qeverisja lokale në Prizren shkel çdo parim të qeverisjes së mirë dhe standardit ligjor dhe kushtetues.

Lexoni letrën e shoqërisë civile drejtuar Qeverisë së Kosovës:

“I nderuari Kryeministër Mustafa,


I nderuari ministër Mariq,

Qeverisja lokale në Komunën e Prizrenit shkel çdo parim të qeverisjes së mirë dhe standard ligjor e kushtetues.

Kryetari i Komunës së Prizrenit po i afrohet fundit të mandatit të tij qeverisës si një kryetar i dënuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Përderisa Kryetari Ramadan Muja ka vendosur që të mos jap dorëheqje dhe të pres vendimin e shkallës së dytë, e ndoshta edhe të Gjykatës Supreme, qeverisja në këtë komunë ka degraduar në një qeverisje kriminale. Këtë javë, një zyrtar i lartë i Komunës së Prizrenit u denua me tri vite burg efektiv për shpërdorim të detyrës zyrtare. Dy javë më parë, për shkak të neglizhencës së pushtetit lokal, një vajzë tre vjeçare humbi jetën si pasojë e shembjes së objektit në Qendrën Historike të Prizrenit. Në vazhdimësi, Komuna e Prizrenit është duke lejuar shkatërrimin e objekteve të trashëgimisë kulturore në qytetin e Prizrenit. Kryetari Muja është ndër të paktët persona zyratrë të cilin përfaqësuesit diplomatik të vendeve të huaja nuk pranojnë ta takojnë.

Duke marrë të gjitha këto parasysh, duke u thirrur në Kushtetutën e Kosovës, nenin 123, pika 4, i cili flet për qeverisjen e mirë në nivel lokal, si dhe duke u bazuar në Ligjin për vetëqeverisje lokale, kërkojmë nga qeveria të marrë këtë vendim:

  • Të suspendoj Kryetarin e Komunës së Prizrenit z. Ramadan Muja, konform nenit 64 të Ligjit për vetëqeverisje lokale, sipas të cilit “Kryetari i komunës mund të suspendohet me vendim të Qeverisë së Republikës së Kosovës brenda afatit prej 30 ditëve, nëse kryetari ka cenuar Kushtetutën dhe ligjet në fuqi… Qeveria e Republikës së Kosovës (brenda 30 ditëve) mund të suspendojë me vendim kryetarin e komunës dhe t’i dorëzojë lëndën gjykatës kushtetuese… Nëse gjykata kushtetuese e përkrah vendimin. Qeveria mund shkarkojë nga detyra kryetarin.”

Largimi i Ramadan Mujës nga pozita publike do të përbënte një precedent pozitiv për qeverisjen demokratike në Kosovë dhe do të tregonte vullnetin tuaj për të siguruar qeverisje me duar të pastra në vendin tonë. Fundja, nëse para disa ditësh e keni liruar nga detyra e ministrit Z. Ferid Aganin për shkak të aktakuzës së ngritur, presim që rasti i Kryetarit të Prizrenit të trajtohet me seriozitet edhe më të shtuar marrë parasysh faktin se ky i fundit tashmë ka Aktvendim të Gjykatës të ngritur përtej dyshimit të bazuar”.

Organizatat nënshkruese: Alter Habitus, Anibar, Autostrada Biennale, CIPOF – Childproof, Community Building Mitrovica – CBM, Development Research Innovation Training, Dokufest, EC Ma Ndryshe, ENCOMPASS, ENEA, Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile – KCSF, Fondacioni Lumbardhi, Fondacioni për Trashëgimi Kulturore LEGATUM, Fondacioni Trashëgimia Kulturore pa Kufij – CHwB, Grupi për Studime Juridike dhe Politike – GLPS, Iniciativa e Femrës Kosovare, Iniciativa Kosovare për Stabilitet – IKS, Iniciativa për Progres – INPO, Instituti për Zhvillim të Qëndrueshëm Rinor – ISDY, Instituti Demokraci për Zhvillim – D4D, Instituti Demokratik i Kosovës – KDI, Instituti GAP, Instituti për Politika Zhvillimore – INDEP, Instituti Riinvest, Integra, Konsumatori, Lëvizja FOL, OJQ THY, Organizata e Personave me Distrofi Muskulare, Organizata IAEA, Qendra Artpolis, Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë – QKSS, Qendra për Politika dhe Avokim – QPA, Riverside, Syri i Vizionit, Varg e Vi, Women for Women International, X40 – 40 Bunar, Zana. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Kalo në kategori