LAJMI I FUNDIT:

”Vala e nxehtë kulturore”, diskriminohen komunat shqiptare

”Vala e nxehtë kulturore”, diskriminohen komunat shqiptare

Në kuadër të manifestimit të 9-të me radhë ”Vala e nxehtë kulturore”, këtë vit do të realizohen më shumë se 100 aktivitete kulturore në 31 komuna, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Programi do të zbatohet në dy etapa, nga 20 e deri më 31 korrik dhe nga 20 e deri më 31 gusht, kurse nga 31 komunat, vetëm dy janë shqiptare.

Manifestimi do të përfshij komunat e Vevçanit, Vallandovës, Kavadarit, Resnjës, Mavrovë-Rostushës, Pehçevës, Probishtipit, Radovishit, Kriva Pallankës, Mogillës, Negotinës, Koçanit, Demir Kapisë, Kamenicës Maqedonase, Kratovës, Dellçevës, Berovës, Kërçovës, Bogdancit, Vinicës, Çashkës, Demir Hisarit, Novacit, Sveti Nikoles, Gostivarit, Krushevës, Krivogashtanit, Ohrit, Gjevgjelisë, Dojranit dhe Petrovecit.


Kjo u bë e ditur në konferencën e sotme të ministres për kulturë, Elizabeta Kançeska-Milevska, e cila ka bërë të ditur se ka patur interesim të madh nga komunat./Telegrafi/