Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Hajredin Kuçi ka thënë se hartimi i Kodit Civil është prioritet i Qeverisë.
Ai këto komente i bëri në tryezën “Mbështetje Kodit Civil dhe të Drejtave të Njeriut”, për përgatitjen e draftit të parë të Kodit Civil, projekt ky i financuar nga BE-ja dhe i menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.
Zëvendëskryeministri Kuçi ka vlerësuar këtë si një datë të rëndësishme që shënon hapjen e një kapitulli të ri, për faktin se tashmë ka një brumë të mirë për hartimin e Kodit Civil.
“Të gjithë ne e kemi ditur se hartimi i Kodit Civil kërkon kohë, kërkon ekspertizë dhe njëkohësisht është një proces. Unë besoj se Komisioni qeveritar e ka bërë punën e vet bashkërisht edhe me ekspertët tjerë dhe kanë bashkëdyzuar këtë punë. Tani duhet të kalojmë në një fazë tjetër, që unë do ta quaja konkretizimi i normave juridike për Kodin Civil”, tha zëvendëskryeministri Kuçi.
Duke vlerësuar punën e mirë që është bërë deri më tash, zëvendëskryeministri Kuçi përmendi tri detyrat kryesore. “ E para vlerësimi i ligjeve ekzistuese në Kosovë, të cilat janë nga fusha civile, qoftë ajo sendore, pronësore, familjare, trashëgimore, detyrimore dhe të tjera. E dyta, ka pasur nevojë ndoshta për modernizimin e disa prej tyre. Kur them modernizimin, është fjala për amandamentim dhe për përshtatje me direktiva të Unionit Evropian, por edhe ato që janë funksionale për Kosovën. Dhe e treta nevoja e hartimit të drafteve të reja qoftë të ligjeve për të përmbledhur në fund një Kod Civil”, tha zëvendëskryeministri Kuçi, sipas të cilit hartimi i Kodit Civil do të zgjasë për disa muaj.
Duke u ndalur te baza legjislative dhe nevoja për përmirësime të mëtejme, zëvendëskryeministri Kuçi tha se ligjet në fushën penale në Republikën e Kosovës janë moderne, janë demokratike dhe janë të përfunduara. Por, tha se gjatë draftimit të Kodit Civil duhet kujdes në trajtimin sa më mirë të çështjeve civile me standardet më të larta të Unionit Evropian, por gjithmonë funksionale për Republikën e Kosovës.
“Unë jam i kujdesshëm që të mos bëjmë ligje të cilat janë vetëm futuriste e të cilat nuk do të jenë të implementueshme në vendin tonë, por po ashtu jam i kujdesshëm që duhet të lëvizim pak prej traditës. Kur them traditës, nuk e kam ndërmend traditën e para viteve ’99, por e kam ndërmend edhe traditën tonë pak edhe si vend, si popull, por edhe si ambient, në veçanti kur kemi të bëjmë me çështjet pronësore ”, tha zëvendëskryeministri Kuçi, i bindur se hartimi i draftit të Kodit Civil do të jetë prioritet i Qeverisë brenda këtij mandati.
Victor Chimienti, udhëheqës i ekipit, GIZ, tha se hartimi i Kodit Civil është proces kompleks.
“Kodifikimi i një Kodi Civil modern bashkëkohor në harmoi me praktikat më të mira dhe standardet e BE-së është një prej synimeve kryesore të projektit. Pas dy viteve sfiduese të implementimit, falë bashkëpunimit të frytshëm drafti i parë është përfunduar dhe përbëhet nga katër kapituj”, tha Chimienti, duke shtuar se sistemi kosovar i të drejtës civile është përafruar me standardet evropiane dhe paraqet një të arritur të madhe.
Chimienti, më tej ka theksuar se miratimi i Kodit Civil do të forcojë sigurinë ligjore në fushën dhe kohën e re të marrëdhënieve private, e po ashtu do të ngritë ndjesinë e përgjegjësisë qytetare. “Rruga drejt Kodit Civil në Kosovë është edhe më tutje e gjatë dhe plotë sfida, por besoj se themelet janë të forta dhe të shëndosha dhe vazhdimi i mbështetjes nga BE-ja është e garantuar”, tha ai.
Në emër të Zyrës së BE-së, Tomas Njoki, duke shprehur mirënjohje për sistemin ligjor të Kosovës dhe hartimit të Kodit Civil, tha se miratimi i tij do të përmirësoj gjendjen e grave në Kosovë, duke konfirmuar parimin se gratë duhet të trajtohen barabartë. “Në veçanti kjo u siguron atyre të drejtat për të trashëguar pronë, regjistrimin e pronës, ndarjen e barabartë të pronës bashkëshortore, e po ashtu siguron mbrojtje më të mirë të të drejtave të fëmijëve”, Njoki. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A