LAJMI I FUNDIT:

Hije dyshimi mbi operatorin e ri mobil në Maqedoni

Hije dyshimi mbi operatorin e ri mobil në Maqedoni

Policia franceze ka bastisur zyrat e Lycamobile, operatori i ri telefonik i cili është paralajmëruar se do të futet në tregun e telekomunikacionit në Maqedoni, njofton Telegrafi Maqedoni.

Nëntë persona janë të akuzuar se kanë lidhje me shpërlarje parashë prej 17 milion eurove dhe fshehje tatimi prej disa milion eurove. Telegrafi Maqedoni citon lajmin e DailyMail, sipas të cilit kjo kompani ka raportuar qarkullim vjetor prej 1.5 bilion sterlina, duke u ikur në mënyrë legale taksave në Britaninë e madhe dhe Irlandë, përmes transferimit të parave në Madeira, vend që njihet si ”parajsë e taksave”.

Lycamobile njihet si donatore e Partisë Konservatore në Britaninë e madhe. Që nga viti 2011 partia e kryeministrit David Cameroon ka marrë 2.2 milion sterlina, përfshirë gjysëm milioni në vitin e kaluar./Telegrafi/