LAJMI I FUNDIT:

Shoferi i Tesla zbulon pa dashje se Model S mund të lundrojë (Video)

Shoferi i Tesla zbulon pa dashje se Model S mund të lundrojë (Video)

Në një rrugë të përmbytur me ujë në Kazakistan, është filmuar momenti i mahnitshëm, që e tregon veturën Tesla duke lundruar.

Nuk dihet pronari i veturës elektrike që i tejkalon veturat që prisnin në radhë dhe del në asfalt, edhe pse kishte shumë ujë, transmeton Telegrafi.

Ende nuk dihet se si ia doli Model S të lundrojë e të mos i mbushen bateritë me ujë, meqenëse ato qëndrojnë shumë poshtë.


“Kjo është vetura e së ardhmes, e cila do të na ndihmojë kur të shkrihen akullnajat dhe botën ta mbulojë uji”, është komentuar kjo video, e cila po qarkullon në rrjete sociale. /Telegrafi/