LAJMI I FUNDIT:

Thaçi, Schulzit: I kemi përmbushur kriteret për vizat, po presim vendim meritor

Thaçi, Schulzit: I kemi përmbushur kriteret për vizat, po presim vendim meritor

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, është pritur sot në Bruksel nga presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Schulz, ndërsa tha se Kosova i ka përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave dhe pret një vendim meritor nga BE-ja.

Presidenti Thaçi e njoftoi presidentin e Parlamentit Evropian, Martin Schulz, për zhvillimet e fundit në Kosovë, me theks të veçantë në përkushtimin e Kosovës në rrugën drejt jetësimit të liberalizimit të vizave.

“Kosova i ka përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave dhe pret një vendim meritor nga Bashkimi Evropian për punën e bërë nga institucionet e vendit”, ka thënë presidenti Thaçi.


I pari i vendit theksoi se Kosova mbetet e angazhuar në konsolidimin e mëtejmë të shtetit, ndërsa e falënderoi presidentin Schulz për angazhimin e tij, të raportueses së BE-së, Tanja Fajon, si dhe të Parlamentit Evropian për mbështetjen e vazhdueshme dhe për shtyrjen përpara të procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën.

Nga ana tjetër, Presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Schulz, theksoi se liberalizimi i vizave është tema kryesore që preokupon Kosovën në marrëdhëniet e saj me BE-në.

Ai ka shprehur bindjen se për Kosovën do të ketë një vendim meritor për angazhimin e saj në përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave.

Gjatë qëndrimit të tij në Bruksel, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të pritet edhe nga Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Federica Mogherini. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj

Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj

Lajme
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës

E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës

Politikë
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama

U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama

Lajme
Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë 'shteti Bektashi' - Samarxhi zbulon detajet

Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë 'shteti Bektashi' - Samarxhi zbulon detajet

Lajme
Slogani nacionalist serb në dyert e Ambasadës së Kosovës në Norvegji sjell shqetësim

Slogani nacionalist serb në dyert e Ambasadës së Kosovës në Norvegji sjell shqetësim

Lajme
Avokati shpalos detajet nga seanca e sotme kur familja e Liridona Ademajt u përballen me vrasësit

Avokati shpalos detajet nga seanca e sotme kur familja e Liridona Ademajt u përballen me vrasësit

Drejtësi
Kalo në kategori