Mbi 250 refugjatë të ikur nga vendet e prekura nga lufta, kryesisht nga Siria, Dita Ndërkombëtare e Refugjatëve i ka gjetur në territorin e Maqedonisë, në qendrat transitore në Gjevgjeli, në kufirin me Greqinë, dhe në Tabanovc ,në kufirin me Serbinë. Rruga ballkanike për refugjatët është mbyllur dhe prandaj numri i tyre ka rënë në javët e fundit, duke bërë që këto qendra transitore të zbrazen gradualisht.
Por, përkundër faktit të mbylljes së Rrugës Ballkanike, janë shtuar zërat për mundësinë e “shtimit të fluksit të kalimit në mënyrë ilegale të kufirit” për të gjithë ata refugjatë që “vazhdojnë të mbeten brenda territorit ballkanik”.
Organizata humanitare, NUN KULTURA, e përfshirë me aktivitetet e saj për të ndihmuar emigrantët, Ditën Ndërkombëtare të Refugjatëve e ka shënuar me një marsh me çiklistë, të cilët në formë simbolike kanë përshkuar me biçikletë po të njëjtën rrugë që e bënin mijëra refugjatë para dy vitesh, duke e vënë veten në rrezik vetëm e vetëm që të arrijnë në Evropë.
Kastriot Rexhepi, nga organizata humanitare NUN KULTURA, thotë për REL se kriza e refugjatëve në Maqedoni akoma nuk ka përfunduar, sepse përveç migrantëve të bllokuar, të cilët qëndrojnë në qendrat transitore në Tabanovc dhe Gjevgjeli, akoma shfrytëzohen rrugët ilegale që e mbajnë gjallë Rrugën Ballkanike, për të arritur në vendet anëtare të Bashkimit Evropian.
“Kriza e refugjatëve vazhdon. Për fat të keq, me mbylljen e Rrugës Ballkanike u aktivizuan më shumë rrugë ilegale. Në përditshmëri kemi rastin të shohim refugjatë të cilët përdorin shërbimet e trafikantëve për të arritur në vendet e EvropësPerëndimore”, thotë për Radion Evropa e Lirë Kastriot Rexhepi.
Ndërkohë, Arbnor Tefiku, ndihmës udhëheqës i Qendrës transitore të emigrantëve në Tabanoc, i tha Radios Evropa e Lirë se në kampin e Tabanovcit vazhdojnë të qëndrojnë rreth 120 refugjatë nga vendet e përfshira në luftë në Lindjen e Mesme.
“Sapo u mbyll e ashtuquajtura Rrugë Ballkanike, ne alarmuam se mbyllja e kufijve do të rris kalimet ilegale të refugjatëve në shtetet e Ballkanit Perëndimor, sepse të gjithë refugjatët të cilët mbetën të bllokuar në territorin e Maqedonisë ishin më shumë se të vendosur për të mbërritur në destinimin që kishin vënë si qëllim.”
“Pavarësisht se emigrantëve nga Iraku, Afganistani dhe Siria, të cilët mbetën në Maqedoni, iu ofrua mundësia për të marrë azil në Maqedoni, këtë e bëri një numër shumë i vogël. Të tjerët, duke qenë se kampet janë në natyrë të hapur, gjejnë mundësitë më të vogla, pa llogaritur rrezikun, që të vazhdojnë rrugën drejt Evropës”, tha Arbnor Tefiku.
Ndërkaq, Jasmin Rexhepi nga organizata joqeveritare LEGIS thotë se kriza e refugjatëve nuk ka përfunduar me mbylljen e “Rrugës Ballkanike”. Sipas tij, Maqedonia “duhet të jetë e përgatitur në rast të dështimit të bisedimeve ndërmjet Turqisë dhe Bashkimit Evropian”, sepse mund të përballet me një valë edhe më të madhe se sa vitin e kaluar”.
“Maqedonia, si shtet me shumë vëmendje, duhet të ndjek situatën me emigrantët që vijnë nga vendet e e prekura nga lufta në Lindjen e Mesme, si Siria, Iraku dhe Afganistani. Institucionet e shtetit kësaj radhe duhet të kenë një koordinim më të mirë me institucionet dhe organizmat e ndryshme ndërkombëtare që kanë në fokusrefugjatët, si dhe duhet të jetë gatshme për të siguruar transport për lëvizjen e tyre”, thekson Jasmin Rexhepi.
Me iniciativë të Nismës së Evropës Qendrore (CEI) dhe Asociacionit Evropian për Demokraci Lokale, në Shkup është organizuar një seminar ndërkombëtar: “Bashkëpunimi dhe udhëheqja e mirë e krizës së refugjatëve në Ballkanin Perëndimor dhe vendet e Evropës Qendrore”, që ka për qëllim përmirësimin dhe zhvillimin e kapaciteteve në nivel lokal, që do të ndihmonte menaxhimin cilësor me sfidat që dalin nga kriza me refugjatët./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze