LAJMI I FUNDIT:

Zogaj: PDK-ja po e përgatit opinionin për dështimin e demarkacionit

Zogaj: PDK-ja po e përgatit opinionin për dështimin e demarkacionit

Njohësit e zhvillimeve politike patën thënë se çështja e demarkacionit mund të jetë një lloj përgatitje për të dështuar këtë qeveri, në mënyrë që t’i hapet rrugë zgjedhjeve të parakohshme. Por ndryshe mendon analisti Petrit Zogaj.

Zogaj thotë se që nëse do të kishte një mosmarrëveshje në mes partive në pushtet në lidhje me demarkacionin, kjo do të bëhet jo që vendi të shkoj në zgjedhje, por të largoj vëmendjen nga përgjegjësia politike e nënshkruesit të marrëveshjes.

“Në lidhje me zgjedhjet, kjo qeveri ka pushuar së mirë funksionuari më muaj. Prandaj, përgatitja e një agjende zgjedhore do të ishte rrugëdalja me e favorshme për t’i kthyer gjërat për së mbari”, tha Zogaj për lajmi.net.


Sipas Zogajt, PDK ka filluar që të përgatitë opinionit publik për dështim të demarkacionit. “E gjithë kjo lojë politike që po e bëjnë kryesisht përfaqësuesit e PDK-së, mund të interpretohet si një sinjal që kjo marrëveshje duhet rishikuar, por duke mos e dëmtuar këtë subjekt për shkak që ish lideri i saj e kishte nënshkruar”.

“Dy eksponentë të këtij subjekti, të cilët kanë një peshë jo edhe të vogël, kanë filluar që të përgatisin opinionin publik që demarkacioni mundet edhe të dështojë. Mënyra se si janë duke e bërë këtë fushatë, po tregon që në njëjtën an% janë të interesuar që të mos e bëjnë fajtor nënshkruesin e kësaj marrëveshje, e që është Presidenti Thaçi. Por, në anën tjetër po kujdesen që kjo marrëveshje të mos i dëmtojë në zgjedhje eventualisht. Në anën tjetër, prej muajsh na është thënë që marrëveshja për kufirin është kusht për procesin e liberalizimit të vizave. Mirëpo, së fundi, dolën zëra që edhe mund të mos jetë”, ka thënë Zogoj.

Në trend Lajme

Më shumë
Pas ngritjes së aktakuzës, vëllai i Liridona Ademajt: Presim dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit

Pas ngritjes së aktakuzës, vëllai i Liridona Ademajt: Presim dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit

Drejtësi
Mbyllja e strukturave paralele serbe, BE: Këto veprime bien ndesh me detyrimet e Kosovës ndaj BE-së

Mbyllja e strukturave paralele serbe, BE: Këto veprime bien ndesh me detyrimet e Kosovës ndaj BE-së

Lajme
Haxhiu për deklaratën e Prokurorisë lidhur me institucionet paralele: Skandaloze, në shërbim të kujt janë këta prokurorë?

Haxhiu për deklaratën e Prokurorisë lidhur me institucionet paralele: Skandaloze, në shërbim të kujt janë këta prokurorë?

Lajme
Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Drejtësi
Lajçak: Takimi për të pagjeturit dështoi për shkak të mospjesëmarrjes së Serbisë

Lajçak: Takimi për të pagjeturit dështoi për shkak të mospjesëmarrjes së Serbisë

Lajme
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Lajme
Kalo në kategori