Marrëveshja për demarkacionin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi po shkon drejt rishikimit, thonë analistët politik.
Sipas tyre, nënshkruesit e kësaj marrëveshjeje, ish-lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, tani president i Kosovës, dhe kryeministri Isa Mustafa, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, janë bazuar vetëm në numrat që kanë në Kuvend, por jo edhe në qëndrimet që do të mbajnë deputetët, përfshirë edhe ata nga partitë e tyre.
Analisti Halil Matoshi pret që marrëveshja për demarkacionin, si “një kauzë popullore që është krijuar”, të shkojë drejt Gjykatës së Arbitrazhit.
Jo vetëm te partitë politike, por edhe te opinioni i gjerë, ka nënvizuar Matoshi, është krijuar një dilemë e madhe se ka pasur parregullsi me këtë marrëveshje.
“Edhe Komisioni Shtetëror i Kosovës në fillim ka pasur dilema të mëdha rreth kufirit (kësaj marrëveshjeje), por çfarë ndodhi ndërkohë që u pajtua me këtë demarkacion, këtë mbase mund ta dinë vetëm Hashim Thaçi dhe njerëzit e Komisionit Shtetëror”.
“Besoj që ky version i demarkimit nuk do të kalojë dhe se çështja duhet të rishikohet dhe eventualisht me pajtimin e palëve, çështja të shkojë në arbitrazh ndërkombëtar”, ka thënë Matoshi për Radion Evropa e Lirë.
Marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi fillimisht ishte kundërshtuar ngaopozita. Por, kohëve të fundit, edhe deputetë nga radhët e dy partive në pushtet, PDK dhe LDK, janë shprehur të rezervuar, duke kërkuar rishikimin e saj.
Analisti Imer Mushkolaj thotë se koha është e shkurtër dhe se koalicioni duhet të veprojë shumë shpejt. Pozitive në këtë aspekt, vijon Mushkolaj, megjithatë është gatishmëria e shprehur e palës malaziase që të diskutohen dhe rishikohen lëshimet eventuale. Andaj, ai beson se çështja mund të kalojë edhe pa arbitrazhin ndërkombëtar, nëse palët merren vesh.
“Konsideroj që çështja mund të zgjidhet ndërmjet Prishtinës dhe Podgoricës pa pasur nevojë që të shkojë në arbitrazhin ndërkombëtar. Këtu kam parasysh pikërisht vullnetin e palës malaziase, ku nuk e kemi situatën që Podgorica të insistojë që marrëveshja është nënshkruar dhe ndryshe nuk bën. Pikërisht ky fleksibilitet i Podgoricës më jep shpresë dhe besim se çështja mund të zgjidhet ndërmjet dy shteteve dhe nuk ka arsye që kjo të mos ndodhë”, ka theksuar Mushkolaj.
Marrëveshja për demarkacionin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi është nënshkruar në fund të muajit gusht të vitit të kaluar në Vjenë. Por, ajo nuk është ratifikuar ende në Kuvendin e Kosovës, qoftë për shkak të protestave të opozitës, apo edhe hezitimeve të partive të koalicionit.
Ratifikimi i kësaj marrëveshje, është vënë si kushti i fundit i Brukselit për institucionet në Prishtinë, para se të merret vendimi për zbatimin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.
Por, tani mbetet të shihet nëse koalicioni qeverisës do të procedojë tutje me tentativën për ta ratifikuar marrëveshjen në Kuvend.
Përderisa alternativat tjera mbeten që autoritetet në Prishtinë të ftojnë Podgoricën të diskutojnë problemin, të formojnë komision të ri me përfshirjen e opozitës, apo që çështjen ta drejtojnë në Gjykatën e Arbitrazhit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Risi në sistemin e drejtësisë: Prokuroria dhe gjykatat me standarde të reja në matjen e dënimeve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje