LAJMI I FUNDIT:

Hekurudhat jofunksionale, uzurpohen pronat përreth

Hekurudhat jofunksionale, uzurpohen pronat përreth

Hekurudhat në Kosovë edhe më tej vazhdojnë të jenë në gjendje të rëndë.

Mungesa e buxhetit për rifunksionalizimin e tyre po ndikon që pronat përreth të uzurpohen dhe të shfrytëzohen për përfitime të individëve të caktuar.

Uzurpimi i tokave përreth po bëhet nga Kuvendet Komunale të komunave përkatëse dhe nga bizneset e caktuara, kundër të cilave edhe janë ngritur padi dhe do të merren masa nga institucionet përgjegjëse, raporton televizioni publik.


Një nga linjat e hekurudhave që vazhdon të mbetet jo funksionale është ajo në Podujevë, që lidh Kosovën dhe Serbinë.