LAJMI I FUNDIT:

Nëna kërkon mbrojtje nga e bija 21-vjeçare, që e torturonte për para

Nëna kërkon mbrojtje nga e bija 21-vjeçare, që e torturonte për para

Gjykata e Tiranës ka lëshuar urdhër mbrojtjeje për një nënë 56­vjeçare, të kërcënuar nga e bija e saj 21 vjeçe.

Sipas gjykatës, paditësja F. S. prej kohësh mundohej fizikisht dhe psikologjikisht nga vajza e saj.
Përmes sjelljes agresive, deri tek e kapura e të ëmës për fyti, e reja A. S. kërkonte para prej saj. Në gjykatë nëna ka pohuar se gjithë “terrorin” e së bijës e ka falur, me qëllim të normalizimit të marrëdhënieve.

Sipas 56-vjeçares, gjatë muajit të fundit, e bija i ka bërë presion të vazhdueshëm duke i kërkuar t’i japë një shumë prej tre milionë lekësh. Kjo kërkesë ka ardhur në një kohë që paditësja vetëm pak muaj më parë i ka dhënë të bijës një shumë prej 3.8 milionë lekësh të vjetër (mbi 2,700 euro).


Kjo shumë është marrë borxh prej saj te një person i njohur.

Këmbëngulja e së bijës për një tjetër shumë e ka çuar sërish 56-vjeçaren te personi që i dha borxhin e parë, por ka hasur në refuzimin e tij. Kur paditësja e ka pyetur të bijën se përse e kërkonte këtë shumë lekësh, ajo i është përgjigjur se edhe sikur në dhe të futej, asaj nuk do t’ia tregonte.

Kur paditësja ka përfunduar orarin e punës, ka shkuar në Komisariatin e Policisë për të shprehur shqetësimin e saj, pasi ndihej e frikësuar dhe nën presion nga pala e paditur kur të kthehej në shtëpi, meqenëse ajo nuk ia kishte gjetur lekët që kërkonte. E vënë në dijeni për kallëzimin e saj në polici, 21-vjeçarja është bërë agresive ndaj të ëmës, duke thyer disa sende në shtëpi. Në këto kushte, paditësja e frikësuar ka vajtur përsëri në Komisariatin e Policisë nr. 3 Tiranë, ku ka denoncuar dhunën e së bijës, si dhe ka kërkuar mbrojtje. /Panorama/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Zhduket një vajzë në Prishtinë

Zhduket një vajzë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”

Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”

Lajme
Kalo në kategori