LAJMI I FUNDIT:

Alarmante: Klinika Infektive nuk ka serum kundër kafshimit të gjarpërit (Video)

Alarmante: Klinika Infektive nuk ka serum kundër kafshimit të gjarpërit (Video)

Numri i rasteve të kafshuar nga gjarpri çdo vit po shënon rritje në Klinikën Infektive në QKUK. Vetëm për një muaj në këtë klinikë janë paraqitur 15 persona të kafshuar nga gjarpërinjtë.

Xhafer Osmani (50) nga komuna e Skenderajt, tani e gjashtë ditë po qëndron i shtrirë në Klinikën Infektive, pasi ai ishte kafshuar në dorë nga një gjarpër helmues. Edhe pse gjendja e tij shëndetësore është e rëndë, drejtori i Klinikës Infektive, Hamdi Ramadani, shprehet i bindur që Osmani do të shërohet.

Për kafshim nga gjarpërinjtë pacientët duhet të mjekohen me serum specifik kundër kafshimit të gjarpërinjve, por ky barë tash e sa kohë është mungesë në këtë klinikë.


Drejtori i Klinikës Infektive po ia ka frikën se nëse numri i pacientëve do të rritet, e sidomos atyre që kafshohen nga gjarpërinjtë, atëherë situata në Klinikën Infektive do të vështirësohet.

Furnizimi me barna në këtë klinikë çdo ditë e më shumë po bëhet problematik. Ramadani ka treguar për KosovaPress, se veç kafshimit të gjarpërinjve, është rritur edhe numri i pacientëve të pickuar nga rriqrat, ku nga muaji maj e deri më sot në këtë klinikë janë paraqitur 152 raste dhe gjendja e tyre ka qenë e mirë pas mjekimit.

Në këtë klinikë nga kafshimi i gjarpërinjve janë të shtrirë dy pacientë.

“Aktualisht ne në klinikën tonë, i kemi edhe dy raste të cilat po trajtohen nga sëmundja e kafshimit të gjarprit. Që të dy këto raste janë në një gjendje klinike të rëndë, kanë manifestime edhe lokale, në formë të gjakderdhjeve, ënjturit regjioneve tjera, por edhe simptome tjera siç është ulja e tensionit, marramendje, dhimbje koke, të cilët po qëndrojnë në klinikë dhe po trajtohen në mënyrë emergjente nga stafi mjekësor. Gjendja e tyre megjithatë është e rëndë, ne shpresojmë dhe besojmë që falë terapisë që kanë marrë dhe tretmanit që janë duke marrë edhe ata brenda disa ditëve do të dalin me një gjendje të mirë shëndetësore”, tha ai.

Drejtori i Klinikës Infektive, Hamdi Ramadani, në një intervistë i tha KosovaPress se nuk është i kënaqur me furnizimin e serumit specifik që përdoret kundër kafshimit të gjarprit.

“Nuk jemi të kënaqur sa i përket furnizimit me atë që quajmë serumin specifik kundër kafshimit të gjarpri. Vazhdimisht po ballafaqohemi me këtë problem, ose po kemi një ose dy ampula, për një ose dy të sëmurë, Në disa raste ka ndodh edhe vetëm me një ampulë. Kështu që në këtë drejtim ne kemi jashtëzakonisht në një problem të madh. Për shembull në ditën e djeshme në klinikë kemi qenë pa një dozë të serumit, ose të ampulës që është e domosdoshme dhe është dashur të përdoret autoriteti edhe i imi edhe i drejtorit të përgjithshëm për të siguruar tri doza serumit, e cila dozë është imediate dhe është vitale për dhënien e pacientit në kuptimin e trajtimit specifik të këtyre barnave. Kështu që në këtë drejtim me serum dhe furnizimin fare nuk jemi të kënaqur dhe jemi në një situatë jashtëzakonisht të vështirësuar. Kurse, terapinë tjetër që duhet të marrin këta të sëmurë ne për momentin e kemi”, tha Ramadani.

Drejtori i Klinikës po shpreson që në ditë sa më të shpejta të bëhet furnizimi me serumit, me mungesën e të cilët kjo klinikë po përballet vazhdimisht, në të kundërtën nëse kjo do të vazhdojë, atëherë do të ketë shumë vështirësi në trajtimin.

“Por çështja e furnizimit deri sot nuk ka qenë e kënaqshme, por shpresojmë që këto ditë sepse mjaftë kemi biseduar edhe me kolegët, edhe drejtori i përgjithshëm ka diskutuar, dhe ne shpresojmë që ditët në vijim do të kemi këtë barë në dispozicion dhe nuk do të mendojmë nëse nuk e kemi serumin, dhe ta dhënë te pacientët…. Përndryshe nëse situata do të zgjasë sikur këto ditë, me të vërtetë do të kemi vështirësi jashtëzakonisht të madhe në aspektin e trajtimit, se sa i përket stafit mjekësor ne fare nuk e kemi problem”, tregoi Ramadani.

Pacienti nga Skenderaj është kafshuar nga një gjarpër mjaftë i rrezikshëm, familjarët e të cilit kanë thënë se ai ishte pa vetëdije tri ditë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Granti prej 100 mijë eurove, LDK dorëzon kallëzim penal ndaj Pecit e Pacollit

Granti prej 100 mijë eurove, LDK dorëzon kallëzim penal ndaj Pecit e Pacollit

Lajme
“E vrava gruan dhe dërgoje një patrullë të Policisë”, aktakuzë ndaj të dyshuarit i cili muaj më parë vrau gruan në Pejë

“E vrava gruan dhe dërgoje një patrullë të Policisë”, aktakuzë ndaj të dyshuarit i cili muaj më parë vrau gruan në Pejë

Drejtësi
Astma, bronkiti, tuberkulozi e kanceri i mushkërive, doktoresha Mehmeti flet në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Astma, bronkiti, tuberkulozi e kanceri i mushkërive, doktoresha Mehmeti flet në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Shëndetësi
Detaje nga vrasja e djalit të ish-gjyqtarit, gjendet një makinë e djegur në Farkë

Detaje nga vrasja e djalit të ish-gjyqtarit, gjendet një makinë e djegur në Farkë

Lajme
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej

Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej

Lajme
Kërkojnë zbutje të masës së sigurisë, Apeli i GJKKO vendos për Metën dhe Kryemadhin

Kërkojnë zbutje të masës së sigurisë, Apeli i GJKKO vendos për Metën dhe Kryemadhin

Lajme
Kalo në kategori