LAJMI I FUNDIT:

“Revolucioni Laraman” paralajmëron aksion të ri gueril për sonte

“Revolucioni Laraman” paralajmëron aksion të ri gueril për sonte

Aktivisti i “Revolucionit Laraman”, Pavle Bogoevski sot përmes profilit të tij personal në Facebook, i ka ftuar qytetarët që sonte në ora 21 të tubohen para Prokurorisë Speciale Publike për ta realizuar aksionin e sotëm gueril, transmeton Telegrafi Maqedoni.

„I ftojmë të gjithë bashkëluftëtarët tonë sonte në ora 21 para PSP. Sot është edhe një ditë deri më datë 18, deri në ditën kur duhej të garantohet mbrojtja e PSP. Përkundrazi, banda në divane vendosi ta ruajë atë kartë që të mund ta mbajë PSP-në peng me qëllim të ketë pozitë eventuale më të mirë në tryezën e negociatave. Nuk do tu kalojë. PSP është kalaja jonë, nuk ua japim. Ejani në aksionin gueril për numrin 1, për ditën e fundit të taktizimit të regjimit“, qëndron në apelin e Bogoevski./Telegrafi/