LAJMI I FUNDIT:

Kryeprokurorja e Gjakovës lirohet nga akuza në mungesë të provave

Kryeprokurorja e Gjakovës lirohet nga akuza në mungesë të provave

Trupi gjykues i Departamentit të Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore në Gjilan, në mungesë të provave ka liruar nga akuza të pandehurën Shpresa Bakija, ndërsa për të pandehurin A. A. është shpall aktgjykim refuzues, pasi që është arritur koha e parashkrimit të veprës penale.

E akuzuara Sh. B. në cilësinë e personit zyrtar – kryeprokurore e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, dyshohet se në qershorin e vitit 2012 i ka vënë në dispozicion personit tjetër informatën që përbënë fshehtësi zyrtare, me qëllim të përfitim personal ose me qëllim të publikimit apo shfrytëzimit të informacionit jashtë Republikës së Kosovës, në atë mënyrë që tabulatet e mesazheve të siguruara në lëndën PPN.5/2012, përmes masave të fshehta ia ka dhënë G. B. e të cilat më pas i njëjti i përcjell personit të paautorizuar në rastin konkret të pandehurit A. A.

Sipas një komunikate nga Gjykata në Gjilan, trupi gjykues nuk ka gjetur prova ndaj të pandehurës Sh. B. dhe për këtë e ka liruar nga veprat penale: zbulimi i fshehtësisë zyrtare nga neni 374 paragrafi 2 lidhur me 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, shpërdorimi i pozitës ose autorizimit nga neni 339 paragrafi 1 të KPRK-së dhe cenimi i fshehtësisë së korrespodencës dhe bazave të dhënave kompjuterike nga neni 168 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 3 të KPRK-së.


“Gjithashtu trupi gjykues ka shpall Aktgjykim refuzues për të pandehurin A. A., pasi që është arritur koha e parashkrimit të veprës penale cenimi i fshehtësisë së korrespodencës dhe bazave të dhënave kompjuterike nga neni 168 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 3 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.

Palët gëzojnë të drejtën e kontestimit të këtij Aktgjykimi në Gjykatën e Apelit.

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Kalo në kategori