LAJMI I FUNDIT:

Ferati: EULEX-i i duhet Kosovës

Ferati: EULEX-i i duhet Kosovës

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sadri Ferati ka thënë se misioni i EULEX-it i duhet Kosovës, dhe vazhdimi i mandatit të tij ishte gjëja e duhur për tu bërë, për shkak se Kosova ka gjyqësor të dobët.

“EULEX-i është një ndihmesë që i bëhet Kosovës. BE-ja është një partner qe duhet t’i besojmë dhe pra e njëjta BE që ne po dëshirojmë t’i bashkohemi e dërgon një mision për të na ndihmuar, e ne i themi që nuk e dëshirojmë këtë mision. Kemi mungesë të rezultateve në sundimin e ligjit”, ka deklaruar Ferati.

Gjatë një interviste në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, Ferati është shprehur se vendi ka nevojë për ngritjen e kapaciteteve dhe ky mision i BE-së mund ta bëjë këtë.


“Kosovës i duhet partneritet, mbështetja e miqve, kemi nevojë për ngritjen e kapaciteteve, për të krijuar standarde të reja, por dhe një ndihmesë që mund të bëjë EULEX-i në bashkëpunim me gjyqësorin e Kosovës, është i mirëseardhur në mënyrë që ta rrisin sundimin e ligjit të Kosovës. Zgjatja e mandatit të EULEX-it i ndihmon në fuqizimin e gjyqësorit”, ka thënë Ferati.