LAJMI I FUNDIT:

Masa disiplinore ndaj administruesve në testin shtetëror të maturës

Masa disiplinore ndaj administruesve në testin shtetëror të maturës

Komisioni Shtetëror i Maturës (KShM), i ka identifikuar një numër të maturantëve që kanë shkelur rregullat e Provimit të Maturës Shtetërore, duke përdorur telefona celularë, apo mënyra tjera kopjimi dhe ka marrë masa ndaj tyre.

KShM njofton se një numër tjetër i maturantëve tashmë të identifikuar, kanë abuzuar me rregullat e testimit duke komunikuar në rrjetet sociale me individë dhe grupe të caktuara me qëllim kopjimi. Pas identifikimit të tyre janë mësuar emrat, adresat dhe qendrat e tyre si dhe emrat e administruesve dhe klasat ku kanë administruar ata.

Të gjithë maturantëve që i kanë shkelur rregullat e Testit të Maturës, për një vit u ndalohet hyrja në testin e maturës, kurse ndaj administruesve që nuk i kanë zbatuar rregullat apo shkelur ato, është iniciuar procedurë disiplinore siç e përcakton Ligji për Provimin e Maturës Shtetërore.


Komisioni i Maturës Shtetërore është i përkushtuar për zbatimin e plotë të rregullave të administrimit të Provimit të Maturës Shtetërore, ndërsa po bashkëpunon ngushtë me Policinë e Kosovës, e cila po i zhvillon procedurat hetimore ndaj të gjithë atyre që kanë abuzuar me këtë proces me qëllim të përfitimit dhe komprometimit të tij.

Deri tani janë iniciuar procedura disiplinore ndaj këtyre administruesve: Rifat Demaku – mësimdhënës nga Drenasi (administrues në Malishevë); Fixhrije Salihu – mësimdhënëse nga Prishtina (administruese në Pejë); Xhemajl Behluli – mësimdhënës nga Gjilani (administrues në Lipjan); Idriz Ugraj – mësimdhënës nga Suhareka (administrues në Viti); Adil Krasniqi – mësimdhënës nga Prishtina (administrues në Fushë Kosovë); Arta Sadiku – mësimdhënëse nga Podujeva (administruese në Mitrovicë).

Komisioni Disiplinor në MAShT është duke i analizuar dhe proceduar edhe rastet tjera të identifikuara. KShM zotohet se asnjë rast i shkeljeve të faktuara nuk do të mbetet i pandëshkuar siç e përcakton ligji.

KShM i ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin e pjesës së dytë të Maturës Shtetërore, e cila mbahet më 18 qershor 2016. Me këtë rast, Komisioni falënderon të gjithë akterët e përfshirë në proces dhe i fton ata që t’i përmbushin detyrat dhe obligimet ligjore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet

Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Kalo në kategori