LAJMI I FUNDIT:

Diskutime në Kuvend, nuk përmendet çështja e EULEX-it

Diskutime në Kuvend, nuk përmendet çështja e EULEX-it

Edhe pse Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot herët ka vendosur që të procedojë në Kuvend për miratim projektligjin për vazhdimin e mandatit të EULEX-it, kjo pikë nuk është përmendur fare në seancën e Kuvendit e cila ka filluar në orën 11:00.

Çështja e vazhdimit të mandatit të EULEX-it pritej që sot të jetë në rend dite, në seancë ku po vazhdojnë pyetjet parlamentare mungon kryeministri i vendit Isa Mustafa dhe kryeparlamentari Kadri Veseli.


Seanca po vazhdon me agjendën e paraparë dhe se ende nuk ka pasur kërkesë, për futje në rend dite çështjen e zgjatjes së mandatit të EULEX-it.

KosovaPress mëson se ka gjasa që kjo pikë mos të futet fare në rend ditë pasi që mungojnë disa nga deputetët e partive në pushtet.