LAJMI I FUNDIT:

Fillon gara për videon më të mirë mjedisore nga ProCredit dhe DokuFest

Fillon gara për videon më të mirë mjedisore nga ProCredit dhe DokuFest

Banka ProCredit dhe Festivali DokuFest ftojnë qytetarët të marrin pjesë në garën për videon më të mirë mjedisore, duke adresuar shembuj më të mirë të mbrojtjes së ambientit në rrethinën e tyre – qoftë në familje apo shoqëri, në vendet urbane apo rurale.

Ky bashkëpunim në mes Bankës ProCredit dhe DokuFest ka për qëllim të theksoj rëndësinë e mbrojtjes së ambientit, dhe përgjegjësisë individuale që bartim të gjithë ndaj ambientit tonë.

Videot më të mira do të vlerësohen nga juria e DokuFest dhe do të shfaqen gjatë festivalit i cili do të mbahet nga data 05- 13 gusht 2016, në Prizren.
Si të hyjë në garë?


Filmoni videon tuaj me kamerë, telefon, aparat ose webcam.

Ngarkojeni videon në webfaqen

www.wetransfer.com duke e dërguar në e-mail adresën ekovideo@dokufest.com

Çka do të fitojë?

Tri videot më të mira EKO do të shpërblehen në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të DokuFest:

Vendi i parë: 500 euro
Vend i dytë: 300 euro
Vendi i tretë: 200 euro

Cilat janë kriteret?

Video duhet të jetë jo më e gjatë se 5 minuta.
Autori/ët e videos duhet të jenë mbi moshën 18 vjeç.

Video duhet të adresoj çështje mjedisore si:
Mbrojtja e ambientit ( kursimi i energjisë, ujit, letrës, riciklimi dhe ripërdorimi)
Si dhe aktivitete të tjera ekologjikisht miqësore

Aplikimi duhet të përfshijë emrin e videos, autorin dhe kontaktin (email adresën).

Afati i fundit për aplikim:
01 gusht, 2016
Tregoj ambientit sa shumë e do! Bëhu pjesë e garës. /Telegrafi/